A është e mundur ringritja e kooperativave bujqësore?

Postuar në 30 Maj, 2020 16:21

 

Një ide e përsëritur prej vitesh për ringritjen e kooperativave duket e parealizueshme për ekspertët e bujqësisë. Ndonëse puna e bashkuar e fermerëve është metoda më e mirë për tu siguruar atyre treg dhe rritje ekonomike, ekspertët thonë se në Shqipëri mungon organizimi dhe konsulenca e nevojshme nga ana e qeverisë dhe ministrisë së bujqësisë.

Ndoc Fasllia: "Është fakt që ndër vite është folur, por gjithmonë ka pasur një farë hezitimi për tu bashkuar, për të kooeruar fermerët , për tu organizuar në kooperativat e prodhimit në bujqësi".

Zef Gjeta: "Faktikisht nuk kanë qenë funksionale, pra të gjitha përpjekjet thuasje kanë shkuar dëm, ato projekte që kanë invenstuar në këtë drejtim, për sa kohë ka qëndruar projekti, ka funksionuar disi, ose dukej sikur funskiononte nga ky grupim. Pas përfundimit të projektit këto nuk funskionojnë".

Eduart Sharka: "Kur gjenden përballë këtij dështimi të politikave të prosperitetit dhe zhvillimit të bujqësisë, presim të dijmë nevojën e kooperativave të PAëanshme. Kjo për mua është justifikim”.

Vështirësia e parë për ngritjen e kooperativave vjen nga mungesa e  financimit nga ana e shtetit, pasi fermërët nuk e kanë buxhetin e mjaftueshëm për këtë zhvillim..

Ndoc Fasllia"Vetëm një dhomë frigoriferike për ruajtjen e prodhimit, që supozohet që vjen nga 100 anëtar të kooperativës, kushton 2-3 milionë dollar, një linjë ë përpunimit dhe standartizmit kushton 200-300-500 mijë euro, pra fermeri individual nuk e ka këtë mundësi".

Zef Gjeta: "Anëtarët por edhe drejtuesit, ata që japin asistancë, menjëherë mendojnë cfarë na jep shteti, çfarë na jep donatori. Me këtë logjikë nuk funskionon, sapo të afrohet shteti në këtë punë ka dështuar".

Eduart Sharka: "Është detyrë që i takon Ministrisë së Bujqësisë, për të zgjidhur një problem, për të bërë një koordinim të përgjithshëm, tek ne mungon një zyrë, një agjenci e informimit të fermerëve”.

Edhe mungesa e një certificate pronësie mund të nxisë konflikte në fazat e para të ringritjes së kooperativave.

Ndoc Fasllia: "Situata me certifikatat e pronësisë së tokës bujqësore, është dramatike, tat hemi hapur. Që do të thotë 95 përqind e fermerëve në Shqipëri, kanë tokën bujqësore, e kanë në pronësi, por nuk e kanë të regjistruar në hipotekë, pra nuk e kanë me certifikatë të pronësisë".

Eduart Sharka: "Mungesa e certifikatës së pornësisë jep shumë efekte negative në problem të tjera. Por kooperativat në vetvete janë kooperimi i fermerëve, që të prodhojnë dhe të planifikojnë çfarë do të kultivojnë e sa do të kultivojnë edhe të shesin së bashku".

Zef Gjeta: "Sot nuk shtrohet problemi se a do të kemi të bashkuar tokën, si në koorperativë dikur, mjafton të bashkohen për të mbjell faren, mjafton të bashkohen për të rënë dakort për një prodhim të caktuar, mjafton të bashkohen për të shitur prodhimin bashkarisht”.

Shembujt më të mirë të koperativave vijnë nga Europa ku një pjesë e mirë e produkteve sigurohet nga puna e përbashkët e fermerëve..

Ndoc Fasllia: "45 përqind e prodhimit bujqësor që ofrohet sot në tregun e Bashkimit Evropian, vjen nga koperativat e prodhimit në bujqësi. Në disa sektorë të veçantë, siç janë frutat dhe perimet, shkon deri në 80 përqind".

Eduart Sharka: "Gjithçka është transparente, atje fermerët pasi prodhojnë, e çojnë produktin në magazine dhe në ambientet e kësaj kooperative, me ata që janë ortakt. Nuk është, nuk kooperohet si këtu që më parë negociohet çmimi me tregëtarin:".

Zona më e përshtatshme për ringritjen e kooperativave sipas ekspertëve  është ajo e  ultësirës perëndimore ku mund të kultivohen shumë kultura bujqësore.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.