Lajme

Video e re e vdekjes së George Floyd

Postuar në 29 Maj, 2020 14:27

Videoja e George Floyd, amerikani me ngjyrë që humbi jetën pas ndalimit nga policia, ka bërë bujë. Aty shfaqet një polic që e asfikson Floyd duke i mbajtur këmbën në qafë pavarësisht se ai është në fakt i pamundur të reagojë. Tani një tjetër video është hedhur në internet tregon se Floyd ishte i frenuar nga disa policë, çka tregon se përgjegjësia është edhe më e madhe. 

https://www.yahoo.com/news/video-appears-show-george-floyd-045549101.html

Foto/Muret e distancimit

Postuar në 29 Maj, 2020 13:51

Pandemia e koronavirusit ka provokuar atë që po quhet kreativiteti në kohën e një krize. Pamjet tregojnë sesi këshilla për distancim, por konvertohet në mbrojtje absurde që i vë mure edhe intimitetit. Foto në fjalë tregojnë absurdin e kohë që po vjen.

 

Standardet e një Europe të roitur

Postuar në 29 Maj, 2020 00:02

Gazeta e njohur “Corriere della Sera” shkruan për dekretin e ri të qeverisë italiane që përcakton rregulla të ndryshme kufizimi dhe lëvizjeje për qytetërët italianë dhe tursitët që do të pushojnë në vendin fqinj.

Dekreti që po diskutohet nuk vendos asnjë masë mbikëqyrjeje për ata që vijnë në Itali nga vendet e Zonës Shengen dhe mbi të gjitha nuk parashikon asnjë kufizim për zhvendosjen

Ambasadori i Rusisë në Serbi: Rezoluta 1244 mund të amendohet

Postuar në 28 Maj, 2020 23:16

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar së fundmi për agjencinë "Sputnik", se Rezoluta 1244 e OKB-së me të cilën përkufizohet statusi ndërkombëtar i Kosovës që nga viti 1999, mund të amendohet. Ai ka nënvizuar se Rusia e respekton këtë rezolutë, se ajo njeh sovranitetin e Serbisë dhe se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk duhet imponuar nga jashtë. 

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i jep të drejtë Thaçit. Mandati për Avdullah Hotin, i ligjshëm

Postuar në 28 Maj, 2020 22:56

Mediat në Kosovë raportojnë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë presidentit të Republikës, Hashim Thaçi në mandatimin e Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re. 

Luftë me llafe Ramavirusit, por asnjë fjalë për procedim penal për shkeljet

Postuar në 28 Maj, 2020 17:26

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Konkretisht Basha ka thënë: 

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

Kërkon 30 mln euro borxh për teatrin e ri

Postuar në 28 Maj, 2020 12:59

Pa u mbushur ende 10 ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka nisur një shkresë zyrtare në Ministrinë e Financave, ku i kërkon Qeverisë të miratojë një garanci sovrane për kredinë që do të marrë për Teatrin.

Bashkia kërkon që ndërtimi i Teatrit të Ri të ndërtohet mbi parcelën në pronësi të saj. Sipas shkresës, kredia do të jetë 30 milion euro dhe me gjasë do të merret nga Banka Europiane e Investimeve (BEI).

7 vjet që ja hedh Berishës dhe Metës, ka ShBA “me vete” dhe sërish nuk e mbyll dot reformën në drejtësi

Postuar në 27 Maj, 2020 22:09

Sot media të ndryshme kanë interpretuar zhvillimet e fundit përmes optikës së një manovre të kryeministrit përmes së cilës ai ka nxjerrë bllof synimet e presidentit Ilir Meta për paqe me shumicën. Në themel qëndron reforma në drejtësi dhe opsionet e deformimit apo frenimit të saj dhe këtu Rama, sipas këtyre interepretimeve, i ka qëndruar angazhimit të vet për vazhdimin e saj. Kjo është politikë proamerikane. 

Presidenti e lexon historinë në faqet që i pëlqejnë

Postuar në 27 Maj, 2020 20:01

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar sot Vasil Laçin, hero i luftës dhe i njohur për atentatin ndaj Viktor Emanuelit
Ndër të tjera Meta tha:

Madhështia e vërtetë e gjestit të tij është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues.
Se çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie

Rrëzohet në parim projektligji për ish-funksionarët e para viteve ’90

Postuar në 27 Maj, 2020 17:04

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarit të komisionit, Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi projektligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve, nëpunësve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme