Luftë me llafe Ramavirusit, por asnjë fjalë për procedim penal për shkeljet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Konkretisht Basha ka thënë:
Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.
i babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN
Zoti Basha mendon se ka gjetur termin e duhur për të vënë përpara kryeministrin. Dhe me Ramavirusin në çdo konferencë ndoshta imagjinon fitoren. Mirëpo parë në kuadër të akuzave të tij kriza nuk mund të mbarojë me largimin e Ramës, por me vënien e tij para drejtësisë. Fundja z. Basha po na thotë se kryeministri ka shkelur ligjin. Ai duhet proceduar, por një gjë e tillë nuk zë vend në ligjëratën e z. Basha.
Mund të merret me mend se kjo zënkë konferencash është një teatër që as nuk sjell ndryshim dhe as e do atë. Ta shohim zotin Basha për karagjozin dhe fatkeqësinë që është dhe për asgjë tjetër.
Add new comment