procedimi penal
Luftë me llafe Ramavirusit, por asnjë fjalë për procedim penal për shkeljet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Konkretisht Basha ka thënë:
Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.
Kohë të mëdha/'Sartre' mbetet i paprekshëm
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar sot në Parlament se nuk ka asnjë procedim penal për asnjë prej pedagogëve dhe studentëve që janë pjesë e protestave.
Reagimi erdhi pas lajmeve se ishte proceduar profesor Edmond Tupja, i cili madje në Top-Channel tha se me këtë veprim i kishin zhvirgjëruar dëshminë e penalitetit. Më tej akoma, deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi dje se Tupja është i paprekshëm. Sot efekti. Qeveria u tërhoq, apo e mohoi.
Procedim penal për ministrine Brendshëm. Pajisja përgjuese ende pa adresë
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëmn, Sajmir Tahiri. Procedimi pason kallëzimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë “për kërcënimet dhe shantazhet ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj dhe trupës gjyqësore në përgjithësi”. Ndërkohë vijon hetimi për pajisjen përgjuese, për të ciln organi i akuzës po dëshmohet i paaftë që ta marrë nën administrim. As misioni “Interforce” dhe as Ministria e Brendshme drejtuar nga Sajmir Tahiri nuk po japin pajisjen, për të cilën pretendojnë se ka kryer vetëm trajnime.
Regjistrohet procedimi penal për projektin e Parkut të Lodrave të Liqenit Artficial
Pas një faze paraprake verifikimi, Prokuroria ka vendosur të regjistrojë procedim penal për veprat “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre” në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial. Burime jozyrtare nga Prokuroria i thanë Gazetws Panorama se procedimi është regjistruar fillimisht për veprat penale pa emrin e ndonjë personi konkret, pasi në vazhdim të hetimit do të shikohet përgjegjësia e personave nëse ka të tillë. Hetimi i prokurorisë ka nisur pas kallëzimit që shoqëria civile bëri në lidhje me projektin e Parkut të Lodrave te Liqeni Artificial.