Kohë të mëdha/'Sartre' mbetet i paprekshëm
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/12/etmond-tupe1544176498_2018_12_13_12.jpg?itok=YN6y87Rl)
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar sot në Parlament se nuk ka asnjë procedim penal për asnjë prej pedagogëve dhe studentëve që janë pjesë e protestave.
Reagimi erdhi pas lajmeve se ishte proceduar profesor Edmond Tupja, i cili madje në Top-Channel tha se me këtë veprim i kishin zhvirgjëruar dëshminë e penalitetit. Më tej akoma, deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi dje se Tupja është i paprekshëm. Sot efekti. Qeveria u tërhoq, apo e mohoi.
Mesa duket ne po jetojmë kohë të mëdha. Kohë që i ngjajnë ’68-ës në Francë. Thuhet se kur De Gaulle dëgjoi për arrestimin e drejtuesit të protestave, Jean Paul Sartre tha: "Nuk mund të arrestohet Volteri". Dhe Sartre u la i lirë. Ka që thonë se ky është një version që u përcoll nga studentët që ashtu kishin dëgjuar se kishte ndodhur, njësoj sikurse ata më shpesh lexonin për Sartrin sesa lexonin Sartrin.
Opozita po kërkon ndoshta te Tupja Sartrin e vet, pasi me gjasë vendin e Louis Aragon e ka zënë Sherif Bundo. Mirëpo edhe kryeministri është në lartësinë e detyrës dhe historisë: ai nuk e ka proceduar Tupen, por e ka lënë në virgjërinë e vet prej oshënari.
PS: Këtu me Sartre kuptojmë dukurinë jo ndonjë analogji ironike.
Add new comment