Lajme
Politika e Bashkisë për biçikleta godet biznesin e vogël në Tiranë
Rruga "Myslym Shyri" ishte e radhës që iu shtua një korsi biçikletash. Gjatë kohës së pandemisë edhe të tjera rrugë në Tiranë patën të njeëtin ndryshim infrastrukturor. Nga një anë, përdoruesit e biçikletave ndihen të sigurt në qarkullimin e tyre, por nga ana tjetër bizneset po vuajnë mungesën e klientëve..
Më parë makinat ndalonin blinin, tani nuk i lë policia. Është gabim i madh të bëhet korsi biçikletash pasi bashkia fitonte lekë nga parkingu i makinave. Këtu pak biçikleta kalojnë…
Nuk e ka shkelur ende një kryeministër
Diplomati dhe publicist Shaban Murati bën këtë vëzhgim në profilin e vet në Facebook:
Duket se ka një lloj animoziteti për sjelljen e elitës politike në Tiranë që e barazon qasjen filoperëndimore me një lloj negacioni të Islamit si fe e shumicës. Nuk kemi pse të analizojmë premisat e z. Murati, vëzhgimi vë në dukje një të ëvrtertë: aderimi gjoja kulturor në kristianizëm është po aq ekzibicionizëm snobësh sa edhe iftarët kryeministrorë.
Gjykata e Lartë gjermane vendos kundër Volkswagen: Kompensim për skandalin Dieselgate
Gjykata e Lartë e Gjermanisë ka vendosur në favor të konsumatorëve lidhur me skandalin Dieselgate të kompanisë së prodhimit të makinave Volkswagen. Sipas këtij vendimi kompania do të detyrohet të kompensojë blerësit deri në koston e plotë të automjetit për të gjithë ata persona që janë prekur nga skandali.
Virusi godet të gjithë sistemin
Kur flet me mjekë të kujdesit intensiv në të gjithë Britaninë e Madhe, të rraskapitur pas javësh që merren me pacientët me Covid-19, ajo që të thonë herë pas here është: "Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë".
Ata e dinin që një sëmundje e re po vinte qëkur u shfaq rasti i parë në Kinë. Dhe ndërsa numri i rasteve rritej, mjekët nëpër Britani lexonin raportimet e dorës së parë nga kolegët në Kinë, dhe më pas në Itali - në revista shkencore dhe në media sociale - për intensitetin e infeksionit.
Karantina, njoftime të shumta për ndryshimin e sjelljes së minjve
Mund të keni parë sesi në ditët dhe netët e para të karantinës në Tiranë, minjtë dilnin hapur në rrugë dhe nuk reagonin aq shpejt ndaj pranisë së njerëzve. Duket se kjo shfaqje agresiviteti është edhe më e dukshme në metropole të mëdha, ku minjtë ushqehen me mbetjet ushqimore të restoranteve.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar së fundmi për një sjellje më agresive të minjve si pasojë e kërkimit të ushqimit.
Vendi është në një situatë të tmerrshme...Strategjia suedeze kundër CoVid-19 provokon debate të brendshme
Karantinë apo jo? Kjo është çështja. Suedia sfidoi metodën e vjetër duke mbajtur të hapur vendin në kohë pandemie, duke supozuar se një virusi nuk i shpëton dot. Atëherë të mos dëmtojmë edhe ekonominë. Kjo qasje u monitorua shumë si një zgjedhje e guximshme dhe atipike, mirëpo tani kritikat për të po vijnë edhe nga brenda vendit.
Laboratori i Vuhanit: Mostrat e CoVid-19 i morëm më 30 dhjetor
Ekipi menaxherial i laboratorit të virologjisë në Vuhan të Kinës është prononcuar për herë të parë rreth CoVid-19 dhe spekullimeve se ai origjinoi në këtë njësi. Kreu i laboratorit, Wang Yanyi e ka cilësuar shpikje të pastër akuzën se virusi është krijuar në laborator.
Propozimi/India në krye të "Jugut" dhe të "varfërve" me Vendet e Paangazhuara
Amerika e Para është deviza që njoftoi se rendi ndërkombëtar i pas Luftës së Ftohtë mori fund. Politika amerikane ka vënë në krizë serioze të gjitha institucionet përfaqësuese të Perëndimit, përfshië NATO-n dhe BE-në: e para sepse nuk po gjen më pikë mbështetjeje me veprimet e ShBA dhe e dyta për shkak se nuk është aq kohezive sa kërkon vizioni për Europën. Perëndimit pra i mungon udhëheqja dhe për pasojë edhe autoriteti.
Sulçebe: Covid-19 nuk lë pasoja në sistemin imunitar
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe të shtunën është shprehur se koronavirusi është një sëmundje virusale e cila transmetohet nëpërmjet rrugëve respiratore, por që nuk e dëmton imunitetin e njeriut. Gjatë një lidhje me Skype për televizionin TVT, Sulçebe tha se imuniteti jonë është aleat në luftën ndaj virusit Covid-19.
Administrata Trump diskuton mundësinë e një testi bërthamor, i pari që nga 1992
Gazeta amerikane “The Washington Post” raporton se administrata Trump po mendon dhe diskuton mundësinë e një testi të ri bërthamor, i pari që SHBA mund të kryejë që nga viti 1992. Diskutimi sipas gazetës – që referon burime të ndryshme – pason akuzat që administrata ka bërë në adresë të Kinës dhe Rusisë për kryerjen e testeve të ngashmme me fuqi të vogël.