Politika e Bashkisë për biçikleta godet biznesin e vogël në Tiranë

Postuar në 25 Maj, 2020 15:23

Rruga "Myslym Shyri" ishte e radhës që iu shtua një korsi biçikletash. Gjatë kohës së pandemisë edhe të tjera rrugë në Tiranë patën të njeëtin ndryshim infrastrukturor. Nga një anë, përdoruesit e biçikletave ndihen të sigurt në qarkullimin e tyre, por nga ana tjetër bizneset po vuajnë mungesën e klientëve..

Më parë makinat ndalonin blinin, tani nuk i lë policia. Është gabim i madh të bëhet korsi biçikletash pasi bashkia fitonte lekë nga parkingu i makinave. Këtu pak biçikleta kalojnë…

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe pronarë biznesesh të tjerë, por nuk prononcohen për kamera nga frika e penaliteteve nga Bashkia. Ata kanë nënshkruar dhe një peticion, por deri më sot asnjë nuk është marrë parasysh nga institucuionet.

Hapësira në të cilën sot ndodhet korsia e biçikletave shërbente si parking me pagesë. Tregtarët tregojnë se klientët e tyre kanë qenë të gatshëm të paguanin për vendqendrimin gjatë kohës që mund të blinin produkte.

Edhe për urbanisten Rudina Toto, përshtatja e cdo rruge me korsi biçikletash është e pamundur përshkak të mungesës së transportit publik..

Tirana ka problem me hapësirat rrugore, nuk është vetëm qendra. Shtimi i korsive të biçikletave nuk na ul trafikun për sa kohë nuk kemi shërbim të transportit publik në kushte të mira. Aq më tepër që korsitë e biçikletave ndërtohen në hapësirat e parkingut ose të trotuareve.

Shtimi i korsive të biçikletave shihet si problem edhe për hapësirat e dedikuara të urgjencave.

Padyshim që është e rendësishme dhe rruga për emergjencat. Nëse korsitë e biçikletave kanë pengesa të tilla, atëherë e pengon. Korsitë e biçikletave janë të shëndetshme, por nuk zëvendësojnë makinat.

Shtimi i korsive të biçikletave ka kthyer edhe disa rrugica në njëkalimshe. Edhe hapësira e parkingut të taksive nuk i ka shpëtuar prekjes nga korsitë e biçikletave duke sjellë një tjetër problem në funksionimin e aktivitetit të tyre. 

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

Keto korsite e bicikletave tek M.Shyri mund te jene te teperta, megjithese sa here qe kam kerkuar te parkoj aty per te blere ansjehere nuk ka gjetur vend te lire. Ose kishte vende te rezervuara, pse vende taksish ose vende te zena nga pronaret e dyqaneve....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.