Gjykata e Lartë gjermane vendos kundër Volkswagen: Kompensim për skandalin Dieselgate
Gjykata e Lartë e Gjermanisë ka vendosur në favor të konsumatorëve lidhur me skandalin Dieselgate të kompanisë së prodhimit të makinave Volkswagen. Sipas këtij vendimi kompania do të detyrohet të kompensojë blerësit deri në koston e plotë të automjetit për të gjithë ata persona që janë prekur nga skandali.
Të gjithë pra personat që mendohet që janë prekur – që arrijnë në mijëra – mund të pretendojnë kompensim, ndonëse ky kompensim do të varet dhe llogaritet në varësi të kilometrave të kryera.
Makina për të cilën kërkohet kompensim do t’i rikthehet kompanisë dhe fjala është për VW Sharan ku është instaluar një pajisje që mashtron më emetimin e gazrave të dëmshëm. Kompensimi i kërkuar pretendohet të shkojë deri në 30 mijë eurodhe deri më tani kompania është detyruar të paguajë 25 miliardë dollarë gjobë vetëm në SHBA.
Add new comment