Një kategori e re të sëmurësh nga CoVid-19
Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri” ka dhënë disa mendime të vetat në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”. Duke folur për strategjinë e ndjekur, Remuzzi thotë se tamponet duhen kryer vetëm në raste të dyshuara, ndërkohë që sipas tij virusi është bërë më pak virulent dhe se ai nuk jep më penumoni. Por në Itali sipas tij ka një tjetër lloj kategorie të sëmurësh që janë pasojë e pandemisë.
Virusi vret më pak. Por si kompensim kemi një tjetër lloj të sëmurësh. Persona që janë infektuar në të shkuarën dhe që janë edhe mirë tani, që janë kuruar në shtëpi, por që kanë një sëmundje që është bërë persistente dhe e paparashikueshme, që alternon simptomat respiratore dhe të tjera si dobësi kockore, humbje e shijes dhe aromës, gjendje të luhatshme temperature dhe mbi të gjitha që duket sikur nuk do mbarojë ndonjëherë
shprehet Remuzzi.
Sipas tij kjo kategori ku hyjnë njerëz që nuk mund të quhen as të sëmurë dhe as të shëruar me të vërtetë është sfidë për sistemin sanitar me afrimin e vjeshtës.
Mbi këtë do të matet kapaciteti ynë për të rinisur me të vërtetë
shton Remuzzi.
Add new comment