Ligji vjen i fundit

Postuar në 29 Maj, 2020 21:04

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit. 

Po a përligj kjo dhunën? Sipas Veliut ndoshta po, pasi sjellja e adoleshentit pasqyron kulturën e familjes. Mirëpo kaq ka mjaftuar për të zbardhur ose mendësinë e Veliut, ose ndonjë këshillë të keqe dhënë tij. 

Po kërkohet dorëheqja ndërkohë që ky episod ngjan shumë me bllofin e kryeministrit që për të justifikuar karantinën e ditëve të para të pandemisë, sillte si shembull ndërhyrjen e policisë në Spanjë. Doli se video ishte në Algjeri dhe menjëherë z. Rama kërkoi falje.

 

Por a ka apologji dhuna e policisë meqë aplikohet në një vend demokratik, apo ajo analizohet në raport me ligjin? Për Ramën dhe Veliun vlen më parë analogjia sesa ligji dhe këtu qëndron problemi. Ligji vjen i fundit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.