nena
Spermatozoidet nuk kanë ADN mitokondriale
ADN-ja mitokondriale - kodi gjenetik i veçantë që gjendet në organele, që shërben si gjeneratori i çdo qelize në trup - transmetohet ekskluzivisht nga nëna. Një studimi i botuar në Nature Genetics dhe i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon se kjo ADN mungon te sperma, por është e pranishme te veza.
Bebet e surrogacisë: fëmijë apo sende?
Teknikat moderne të riprodhimit, të cilat vitet e fundit kanë gjetur terren gjithnjë e më shumë, kanë hapur prej kohësh debat mbi implikimet që sjellin në një sërë aspektesh të jetës njerëzore. Ndër këto teknika, surrogacia ka ngritur një sërë pikëpyetjesh të karakterit ligjor, moral dhe etik.
Ligji vjen i fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit.
Nëna e Bin Laden thyen heshtjen
Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.
Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj, Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.