ardi veliu
Edi Rama lëshon Lleshajn, por jo Ardi Veliun
Sandër Lleshajn, po. Ardi Veliun, jo. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se asnjë protestë nuk do ndikojë llogaritë e tija politike, të cilat u ndihmuan nga dhuna e fundit që shpërtheu në kryeqytet. Përmes një statusi në tuiter, kryeministri shkruan:
Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!
Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
Pas yllit të kuq, maska e Edi Ramës, simboli i dytë i imponuar
Vetëm të ashtuquajturit komunistë shqiptarë – që ishin në fakt banda personale e Enver Hoxhës – imponuar një simbol ndaj shqiptarëv. Ylli i kuq ishte pjesa kritike e heraldikës së para viteve ’90, që u zhduk ashtu siç edhe hyri. Komunistët e sojit shqiptar pretendonin edhe më shumë se kaq: ata dënonin si të pamoralshme vetëvrasjen, diçka që tejkalon edhe kanonet e fesë.
Të mësojmë të gjithë nga shembulli i Ardit dhe Zaidës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ishte sot lajmi i ditës. Ai u shfaq në një foto me qytetaren Zaida Çobo, të cilën e përgojoi në Komision Parlamentar e të cilës i ka kërkuar falje. Më vonë Çobo deklaroi se do të tërhiqte edhe padinë, sepse siç citohet të jetë thënë ajo “jemi njerëz mbi të gjitha".
Faleni Drejtuesin Madhor të Policisë. Atë nivel ka
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në mbrojtje të drejtorit të Policisë, Ardi Veliu për publikimin e videos ku shfaqej nëna e një të dhunuari nga policia. Mbrojtja e kryeministrit për policin e vet kryesor ishte kjo:
Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim, e them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t'i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhlisit të këtij vendi.
Ligji vjen i fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit.
400 mijë € të humbura dhe 56 relacione për implikim në trafiqe. Si qëndron e vërteta me Drejtorin e Policisë?
Ardi Veliu. E di ç’është Ardi Veliu? E di ti si e kaloi vettingun Ardi Veliu? Shërbimet inteligjente të policisë, nga viti 2002 deri në vitin 2006 kanë bërë 56 informacione për implikimin e tij në trafikun e njerëzve dhe të drogës. Dhe këto që të gjitha u hodhën në kosh dhe ky u emërua Drejtor i Përgjithshëm
Sukses i madh në luftën kundër terrorizmit, skicohet banda e ashures
Një vitë e gjysmë pas festës së Sulltan Novruzit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri publike një organigramë personazhesh që sipas tij kishte për qëllim të prishte festën e ashures në mars 2018 në Shqipëri.
Operacion i sofistikuar, apo dorëzim në mirëbesim te Drejtori i Policisë Veliu, Ardi ?
Tani që kaluan disa orë nga vetëdorëzimi i Klement Balilit dhe zhurma për ndalimin e tij u pakësua për t’i dhënë të drejtë skenarit se i shumëkërkuari u vu në dispozicion të policisë atëherë kur donte vetë, mund të shtohen nja dy element konkretë që mund të jenë të dobishëm.