400 mijë € të humbura dhe 56 relacione për implikim në trafiqe. Si qëndron e vërteta me Drejtorin e Policisë?

Postuar në 06 Mars, 2020 14:34

Ardi Veliu. E di ç’është Ardi Veliu? E di ti si e kaloi vettingun Ardi Veliu? Shërbimet inteligjente të policisë, nga viti 2002 deri në vitin 2006 kanë bërë 56 informacione për implikimin e tij në trafikun e njerëzve dhe të drogës. Dhe këto që të gjitha u hodhën në kosh dhe ky u emërua Drejtor i Përgjithshëm

Këto deklaronte dje në një intervistë për Euroneës Albania, ish-kryeministri Sali Berisha. Një akuzë e rëndë kjo, pasi po na thuhet se janë 56 relacione që flasin se drejtori aktual i Policisë është i implikuar në trafiqe. Në 15 shkurt 2020, z. Berisha akuzonte Ardi Veliun se i kishin vjedhur në shtëpi 400 mijë euro, duke lënë të kuptohet se zotëria ka pasuri të pajustifikuar dhe kurrsesi nuk mund të kalojë vettingun. Të dyja akuzat kanë kaluar pa reagim. As Policia e Shtetit, as Ministria e Brendshme nuk kanë thënë diçka për këtë. 

Episodi ka rëndësi sepse qeveria e z. Rama ka miratua me pompë të madhe Paketën Antishpifje, që ndonëse u kundërshtua, nga kryeministri u arsyetua se ishte një mundësi për të gjithë ata që janë objekt i shpifjeve. Duke qenë se z. Berisha ka bërë akuza të rënda, ato ose duhen provuar, ose duhen përgënjeshtruar si shpifje. Është e çuditshme se përse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka asnjë lloj reagimi ligjor në këtë aspekt, pasi imazhi në punën e tij vlen jo pak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.