Paketa antishpifje
Rama riciklon Bushatin, e propozon në detyrën e Komisionerit të Medias
Kryeministri Rama, i cili drejton presidencën e OSBE-së, ka propozuar ish-kreun e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në detyrën e Komisionerit për Lirinë e Medias.
Rama e ka vlerësuar Bushatin si kandidati më i mirë për të zëvendësuar Harlem Dezir, duke shtuar se Shqipëria është krenare me këtë nominim.
400 mijë € të humbura dhe 56 relacione për implikim në trafiqe. Si qëndron e vërteta me Drejtorin e Policisë?
Ardi Veliu. E di ç’është Ardi Veliu? E di ti si e kaloi vettingun Ardi Veliu? Shërbimet inteligjente të policisë, nga viti 2002 deri në vitin 2006 kanë bërë 56 informacione për implikimin e tij në trafikun e njerëzve dhe të drogës. Dhe këto që të gjitha u hodhën në kosh dhe ky u emërua Drejtor i Përgjithshëm
Maxhoranca pezullon paketën antishpifje
Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive. Shkak është bërë shqyrtimi që po i bën këtij projektligji Komisioni i Venecias. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Balla tha se Komisioni i Venecias do ta diskutojë këtë paketë me procedurë të përshpejtuar më 21 mars.
Ai la të hapur mundësinë e reflektimit në ligj të propozimeve, nëse Komisioni i Venecias do të ketë të tilla lidhur me këtë paketë ligjore.
Mirë censura, po shoqatat e gazetarëve çfarë përfaqësojnë?
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar në emër të subjektit që drejton një tryezë kundër të ashtuquajturës Paketë Antishpifje. Zoti Basha është në punën e vet, ai po do të rrëmbejë një flamur dhe mirë bën. Por nuk përjashtohet që edhe ta ketë seriozisht këtë luftë.
Tryeza e shoqatave të gazetarëve, përfaqësuesve politikë nuk u jepet fjala
Shoqatat e gazetarëve kanë paralajmëruar një protestë para paralamentit në 19 dhjetor, kur deputetët do të shqyrtojnë paketën antishpifje. Në diskutimin që përfaqësues të këtyre shoqatave organizuan sot, aktorëve politikë nuk iu lejua të merrnin fjalën.
Nuk është paketë antishpifje, por projekt që Shqipëria të flasë si Ulsiu, Taulanti apo Elisa
Aktorët ndërkombëtarë që monitrojnë dhe bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare ka përsëritur shqetësimin e tyre për ligjin e ri kundër shpifjes. Vërejtjet e tyre janë depozituar edhe para Komisionit përkatës Parlamentar, ku është vënë në dukje vështirësia që ka qeveria shqiptare për të përshtatur draftin e ri me standardet europiane.
Organizatat thirrje qeverisë: Tërhiq paketën Antishpifje
Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje. Në një letër drejtuar institucioneve i kërkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t'i rrëzojë ato menjëherë.