Lajme

Kush ia shikon hajrin Shqipërisë(foto)

Postuar në 13 Janar, 2016 00:51

Emisioni investigativ “Fiks Fare”, mbrëmjen e së martës ka udhëtuar në qytetin e Korçës, ku në vijimin e denoncimeve lidhur sistemin e drejtësisë, ka sjellë për shikuesit pronat disa miliona euro që janë në pronësi të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Intervista/“Pyesni Lu se kush do shkojë në burg. Nuk ka ministra të korruptuar"

Postuar në 13 Janar, 2016 00:01

Edi Rama ka folur në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News24. Kryeministri u është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me debatin politik të ditës. Më poshtë një pjesë nga intervista:

...

Kemi 60 minuta për akuza për mediat

Shqipëria sipas Berishës

Postuar në 12 Janar, 2016 23:11

Në konferencën e thirrur me gazetarët ish- kryeministri Berisha u ndal në situatën e kriminalitetit në vend. Ai tha se ka inefiçencë dhe paralizë e organeve të rendit duke e krahasuar nivelin e rendit dhe sigurisë në 10 ditëshin e parë të janarit me atë të vitit '97.

Ish-kryeministri e cilësoi serioze situatën edhe në ekonomi ku sipas tij në dy muaj kanë humbur vendet e punës 73 mijë qytetarë shqiptarë, ka rënë kreditimi për ekonominë, është dyfishuar defiçiti korrent i saj, ndërsa doganat janë në 78% të planit të tyre, çka sipas tij e detyroi qeverinë  të rishqyrtojë buxhetin.

Ndotja nga ndriçimi

Postuar në 12 Janar, 2016 23:00

Shkencëtarët nga Universidad Complutense de Madrid në Spanjë kanë vënë në dukje shqetësimin që po krijon zëvendësimi i ndriçimit në qytet me LED. Kjo ka sjellë ndotjen nga ndriçimi që sjell pasoja të ekosistemi i kafsëve të natës, por edhe te cikli i gjumit. Pamjet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës provojnë këtë shqetësim:

PD sulmon hapur Top Channel për servilizëm ndaj Edi Ramës

Postuar në 12 Janar, 2016 21:12

Partia Demokratike ka reaguar me një njoftim për shtyp ku akuzon televizionin kombëtar Top Channel për dezinformim dhe servilizëm ndaj Edi Ramës. Selia blu thotë se informacioni për mospjesëmarrjen e opozitës në tryezën e reformës në drejtësi është përgatitur në zyrat e qeverisë.

Betejë e humbur para heshtjes, Tv Klan “përgënjeshtron” “Opinion”

Postuar në 12 Janar, 2016 20:10

Dje në emisionin “Opinion” u luajt “skeçi” i radhës me hero negativ Ilir Metën. Ose "vetëm Ilir Metën", siç sqaronte sot në një koment të vetin moderatori Blendi Fevziu. Është e n-ta herë që ndodh kjo dhe për aq sa gëlon informacioni politik në Shqipëri, ajo që u tha aty edhe mund të jetë e vërtetë, por edhe e ekzagjeruar. Mirëpo sot, "Tv Klan" ka publikuar në edicionin e lajmeve një mbulim ku ndryshon qëndrimin e vet ndaj “Opinion” si platformë e improvizuar e një denoncimi që mbeti pa jehonë.

Gropa 200 milionë euro "mbyllet" me një show para kamerave

Postuar në 12 Janar, 2016 17:59

Tani, popullin turk "e kemi" vetëm "mik, jo "vëlla"

Postuar në 12 Janar, 2016 17:45

Atentati i sotshëm në Stamboll është komentuar edhe në Tiranë. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka përcjellë një deklaratë, çka rikonfirmon ndër të tjera lidhjet e forta edhe personale të Idrizit me segmente të politikës turke. Thuhet në deklaratë: “PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar.

Qershia 150 mijë euro për Cherie Blair

Postuar në 12 Janar, 2016 17:19

Qeveria shqiptare i është shumë mirënjohëse studios së Cherie Blair, bashkëshorte e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për konsulencën e saj për ndërmjetësimin e konfliktit me kompaninë “Rapiscan”. Përveç tarifës së paguar njëherë në vlerën e 495 mijë eurove qeveria ka menduar që t’i shtojë edhe 150 mijë euro, ndoshta si "shpenzime kancelarike".

Pages

Subscribe to RSS - Lajme