Qershia 150 mijë euro për Cherie Blair
Qeveria shqiptare i është shumë mirënjohëse studios së Cherie Blair, bashkëshorte e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për konsulencën e saj për ndërmjetësimin e konfliktit me kompaninë “Rapiscan”. Përveç tarifës së paguar njëherë në vlerën e 495 mijë eurove qeveria ka menduar që t’i shtojë edhe 150 mijë euro, ndoshta si "shpenzime kancelarike". “Përmes një vendimi të marrë në datën 28 dhjetor, por të papublikuar në faqen zyrtare, Këshilli i Ministrave e ka rritur pagesën e ndërmjetësimit për kompaninë “Omnia Strategy” nga 495 mijë euro që ishte në 645 mijë euro...”, raporton Top-Channel.
Add new comment