Betejë e humbur para heshtjes, Tv Klan “përgënjeshtron” “Opinion”
Dje në emisionin “Opinion” u luajt “skeçi” i radhës me hero negativ Ilir Metën. Ose "vetëm Ilir Metën", siç sqaronte sot në një koment të vetin moderatori Blendi Fevziu. Është e n-ta herë që ndodh kjo dhe për aq sa gëlon informacioni politik në Shqipëri, ajo që u tha aty edhe mund të jetë e vërtetë, por edhe e ekzagjeruar. Mirëpo sot, "Tv Klan" ka publikuar në edicionin e lajmeve një mbulim ku ndryshon qëndrimin e vet ndaj “Opinion” si platformë e improvizuar e një denoncimi që mbeti pa jehonë. Thuhet në kronikën e "Tv Klan": “Dje në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa përgjime të Kastriot Ismailajt, i akuzuar për pastrim parash. Në këto përgjime të Prokurorisë, në komunikime me Kastriot Ismailajn, kanë rënë edhe politikanë, drejtues mediash e personazhe publike.
Sot për këto përgjime kanë heshtur pothuaj të gjitha mediat në Shqipëri. Por për këto përgjime ka heshtur tërësisht edhe Partia Demokratike dhe krejt opozita, përveç një përgjigje të ish-kryeministrit Berisha.
Meqenëse të gjithë gazetat e televizionet, por dhe selia Blu kanë heshtur ndaj këtyre përgjigjimeve, edhe Televizionit Klan nuk i mbetet rrugë tjeter, por të solidarizohet me heshtjen e përgjithshme”. Solidarizim me heshtjen e një kauze që “Opinion” ia shërbeu Shqipërisë, opozitës dhe Prokurorisë?
Pragmtaziëm, zgjedhje gazetareske, apo thjesht arsyetim i tipit: Nuk do shkojmë pas materialeve që nuk dihet nga dalin? Të gjitha bashkë, por “Tv Klan” do përgëzuar për kurajën profesionale në këtë rast dhe për transparencën e qëndrimeve të veta, ndonëse me sqarime post-opinion.
http://tvklan.al/pd-hesht-per-publikimin-e-pergjimeve-ne-opinion/
Comments
Komenti i kesaje parodie
Komenti i kesaje parodie "humori", do te ishte : "SKRAPI vs SKRAPIT".
Add new comment