tv klan

Dëshmi e vjetër e luftës turistike ndaj Shqipërisë(video)

Postuar në 23 Korrik, 2024 18:34

Një kronkë e vitit 2000 e Tv KLan. Halë në sy na kanë patur përjetësisht!

Zbulohet “ikona e re” e Tiranës

Postuar në 11 Mars, 2023 00:18

Një kompani portugeze me seli në Porto, Ooda, njofton se ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin dhe ndërtimin e godinës qendrore të re të Tv Klan. Sipas projektit të paraqitur në faqen e vet online, ai paraqitet në volum cilindrik të çrregullt që imiton mbivendosjen e pelikulave të filmit. Materiali i përdorur në fasadë do të jetë xham, me mjedise të brendshme me hapësirë dhe larg rregullimit funksional tradicional: korridor, zyra, studio. 

Media apo parti?

Postuar në 17 Nëntor, 2020 16:47

Diskutimi i fundit në emisionin “Open” në Top-Channel për akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës për implikimin e tij në hetimin dhe përpilimin e akuzave ndaj përfaqësuesve të UÇK-së ka nxjerrë thuajse zbulua njëanashmërinë e një televizioni kombëtar. E ashtuquajtura vijë editoriale është diçka normale, madje etike kur shpallet. Por vija editoriale përgjithësisht me kauza dhe çështje publike, jo emra.

Spot i dedikuar për heroin e vetëshpallur

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 20:17

Në një kronikë të Al Jazeera para disa ditësh paraqitej edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta në Durrës, në inspektim në zonat e goditura nga tërmeti. Në atë kronikë Ilir Metës i liheshin pak sekonda përmes të cilave thoshte se për këtë situatë do të ketë hetim. Pjesa tjetër i takonte qytetarëve. 
Ky raport ka kuptim për shkak se protagonistë të ngjarjes janë qytetarët. Media shqiptare bën të kundërtën. Në rrënoja, natën dhe ditën, mikrofoni është për politikën. Kryeministrin, kryebashkiakun etj.. 

Merkatua mediatike/Reis Çiço lë Klanin. Berisha hap emisionin e vet në median e Frangajt

Postuar në 08 Gusht, 2019 14:31

Marketingut mediatik të kësaj vere duket se i është shtuar një jackpot I fituar nga Tv Klan. Burime të besueshme bëjnë të ditur për “Të Kripura” se folësi i vjetër i këtij televizioni, gazetari I njohur Reis Çiço do të largohet nga ekrani i Tv Klan për t’i lënë vendin një zëvendësuesi krejt të pamundur në çdo imagjinatë. 

HEC i Skavicës do të ndërtohet nga shteti?

Postuar në 01 Shkurt, 2019 17:13

Tv Klan raporton sot se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet me para publike nga Korporata Energjetike Shqiptare. HEC-i në fjalë do të shërbejë për konsumatorët fundorë dhe do të ndahet në dy njësi: Katundi i Ri dhe Skavica. Projekti ka nisur që në vitet ’70 dhe i shtohet heceve të tjerë në kaskadën e Drinit, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. 

Tv Klan raporton nisjen e hetimeve për devijimin e Lanës. A po vihet në pikëpyetje Plani i Stefano Boerit?

Postuar në 27 Dhjetor, 2018 02:04

Tv Klan raportronte dje se Prokuroria ka përfshirë në hetimet për projektin e Unazës së Re edhe punimet e parashikuara në lumin e Lanës.

14.5 miliadë lekë hidhen në qarkullim të hënën

Postuar në 08 Qershor, 2018 19:51

Ditën e hënë, në tregun e këmbimit valutor do të hidhen në qarkullim 14.5 miliardë Lekë. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një dokument ekskluziv, ku autoritetet publike i kanë kërkuar Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim që kërkojnë që disbursimi i kredisë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare me vlerë 118 milionë euro të bëhet në Lekë, përveç monedhës Euro.

Miliona që dëshmojnë krizën e modelit, jo suksesin profesional

Postuar në 08 Qershor, 2018 11:53

Është domethënës fakti se debati për largimin e Blendi Fevizut nga Tv Klan u përhap në momentin që u përmend rroga e tij hipotetike në Top-Channel. Domethënëse pasi në të vërtetë duhet të diskutohej për tjetër gjë: modelin e medias së sotme në Shqipëri.

Thuhet prej kohësh që media është në krizë. Por edhe politika është në krizë. Këtë e përsërisin ata që janë gjeneruesit e krizës dhe që përfitojnë prej saj. Sepse kriza e medias kështu siç e shohim sot është strukturale. Por të përkufizosh diçka nuk do të thotë se ke dhënë edhe zgjidhjen.

Lëvizja(e përfolur) milionere e Fevziut drejt TCh dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve

Postuar në 04 Qershor, 2018 12:40

Tashmë është bërë publike mundësia e lëvizjes së Blendi Fevziut nga Tv Klan drejt Top-Channel. Në vetvete ky nuk është ndonjë lajm që ka interes publik, por duke qenë se mediat kryesore në vend janë paradhoma të pushtetit, zhvillimet në fjalë meritojnë të trajtohen.

Kështu, pak muaj më parë disa media kërkuan të trondisnin psikologjikisht drejtuesen e Top-Channel me largimin e drejtorit Sokol Balla, ikja e të cilit u trajtua si një humbje e parikuperueshme. Në fakt e kundërta ndodhi. Balla humbi vizibilitetin dhe rëndësinë dhe Top-Channel jo.

Pages

Subscribe to RSS - tv klan