Lajme
ISIS merr përsipër sulmet ne Xhakarta, akte të ngjashme me ato të 13 Nëntorit në Paris (Foto)
Shteti Islamik mori përsipër sulmet e koordinuara me eksplozivë dhe armë në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë, vendi me popullësinë më të madhe myslimane në botë.Të paktën dy civilë, një indonezian dhe një kanadez si dhe pesë militantë u vranë gjatë sulmeve, më të rëndat prej vitit 2009, që u përshkruan si imitim i atyre të 13 Nëntorit, në Paris.
Ilir Beqja, i zgjedhur i kryeministrit për raportin e punës së qeverisë
Kryeministri Edi Rama ka caktuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si koordinator për vlerëismin e punës së qeverisë në këto gati tre vjet pushtet të mazhorancës së majtë. Burime nga qeveria bëjnë me dije se Beqja është caktuar të kontaktojë me këshilltarë të ministrave për të tërhequr raportimet e tyre për çdo dikaster e mandej do t’ia dorëzojë kryeministrit. Nuk dihet cili është synimi i këtij raporti tërësor, por para disa muajsh një email i publikuar në media, nxirte vlerësimin e Ramës për ministrat e tij.
Reforma në Drejtësi me mbështetjen e Fondacionit Soros (dokumenti)
Gazeta “Sot” ka publikuar një dokument që paraqet një kërkesë të kreut të komisionit Xhafaj, drejtuar fondacionit “Soros” ku i kërkohet mbështetje për reformën në drejtësi.
Në pikën dy të kësaj kërkese shkruhet: Të përgatitet dhe nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Komisionit të Posaçëm dhe Fondacionit Soros që do të përcaktojë në mënyrë të detajuar termat e referencës së këtij bashkëpunimi.
“Nuk ka ngërç. Tryezë politike, pas vlerësimit të Venecias. Jam dakord për referendumin për reformën”
Edi Rama është shfaqur sot në një intervistë për “Top-Channel” ku ka deklaruar edhe njëherë se “çdo gjë shkon për bukuri”. Duke i konsideruar normale dikustimet dhe kundërshtimet për një reformë historike, siç tha ai, Rama ka nënvizuar se ideja e referendumit nuk mund të përjashtohet a priori. Më poshtë një pjesë e intervistës:
TCH: Zoti kryeministër, mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme keni zhvilluar takime me aleatin tuaj, Ilir Meta. Cilat janë çështjet që ju ndajnë apo ju bashkojnë për reformën në drejtësi?
A ka ndonjë shërbim për të cilin nuk ka radhë?
Duket se kriza e shërbimeve shtetërore nuk ka për të mbaruar ndonjëherë në këtë vend. Para disa muajsh u bë i njohur vendimi për rinovimin e një kategorie pasaportash për fëmijë, të cilat ishin shtypur me afat të gabuar. Ministria e Brendshme e shtyu afatin me 1 vit, por sërish ishin qytetarët që paguan për dëmin e krijuar nga shteti. Në këtë fund viti, qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë u përballën me probleme në doganat shqiptare pikërisht për këtë problem. Sot “Vizion Plus” raporton për një tjetër radhë që krijohet nga ndryshimi në dokumentacion.
Sulmi brutal i një peshkaqeni të bardhë
Peshkaqeni i bardhë mbetet ende një mister për shkencëtarët, por disa pamje filmike të kapura rastësisht kanë zbuluar mënyrën sesi ai gjuan. Katër peshkaqenë të bardhë sulmuan një dron nënujor duke ardhur nga thellësia. Kjo ka bërë që shkencëtarët të supozojnë se peshakqeni i bardhë që zhytet deri në 200 m, përdor thellësinë për të identifikuar prenë e vet përmes dritës që vjen nga sipërfaqja. Pamjet që jepen në video flasin qartë:
Ministri i Brendshëm, një arsye pse duhet reforma në Drejtësi
Partia Socialiste është e vendosur që të tallet deri në fund me qytetarët të cilëve u shërben “argumente” nga më banalet për nevojën e reformës në drejtësi. Në kohën kur të gjithë po binden për domosdoshmërinë e kësaj reforme, por edhe për karakterin instrumental politik të saj, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka shtuar diçka tjetër: “Problemet në drejtësi janë të dukshme dhe reforma duhet të kryhet sa më shpejt. Policia po përpiqet të kryejë detyrën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dëshmuar se toleranca zero ndaj krimit nuk është vetëm një fjalë, por fakt.
Janari pa botime: Biblioteka Kombëtare nuk jep ISBN
Në dy javët e para të vitit 2016 nuk është shënuar asnjë titull i ri i botuar. Kjo për shkak se Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare nuk ka lëshuar asnjë numër ISBN për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë ditën e djeshme në një njoftim për mediat, ku ata shprehin shqetësimin për bllokimin e botimeve të reja.
Në këtë njoftim thuhej se nga Agjencia në fjalë botuesit janë bërë me dije se puna është bllokuar nga Ministria e Kulturës, e cila po ndërmerr disa ndryshime ligjore.
Telenovela në serinë më dramatike, një hap nga ndarja e shumëpërfolur
Marrëdhënia mes tyre është kthyer tashmë në një telenovelë. Ka kohë që është folur për ndarje e ripajtime, por episodet e ditëve të fundit duket se janë edhe më dramatiket për çiftin që po mban në ankth gjithë Shqipërinë. Kjo pas zërave se Ilir Meta ka nisur flirtet me PD-në. Kryeministri Rama i veshur me një pallto të gjatë ka pritur mëngjesin për të mbirë në dyert e Ilir Metës, i cili e kishte marrë më shtruar gjumin dhe sipas informacioneve mbërriti me rreth 40 minuta vonesë.
FMN: Qeveria është dorëzuar lehtësisht para lobuesve
Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke zbulon se qeveria shqiptare është dorëzuar lehtësisht para lobuesve dhe ka përshtatur paketën fiskale për një numër të vogël përfitueish. Në një intervistë për Monitor ai thotë se taksat janë rregulluar sipas interesave të veccanta.