Lajme
Një nga ekspertët e reformës në Drejtësi, kallëzohet penalisht
Një prej ekspertëve të zgjedhur nga mazhoranca për hartimin e amendimeve kushtetuese dhe atyre legjislative për reformën në drejtësi, është kallëzuar penalisht. Top-Channel njofton se Kristaq Traja, ish-gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut, është kallëzuar nga një familje, ajo Okaj nga Shkodra, që pretendon se ky ekspert nuk ka përmbushur një detyrim ndaj tyre dhe ka mbajtur një shumë parash që ishte parashikuar për një punë të caktuar.
Kamikazi sudit përgjak Stambollin, mes viktimave edhe turistë gjermanë (foto)
Një shpërthim në qendrën historike të Stambollit qyteti la pas vetes të paktën dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur. Autoritetet turke flasin për një sulm terrorist pas të cilit besohet se fshihet Shteti Islamik, por nuk përjashtohet që sulmi të jetë vepër e kurdëve. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë një person me një brez shpërthyes që iu afrua një grupi turistësh gjermanë dhe u hodh në erë pranë xhamisë Blu.
Lubonja: A mund t'i besohet reforma në drejtësi një partie me banditë?
Fatos Lubonja e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi. Sipas tij reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të Drejtësisë.
Pse Erion Veliaj është kundër tramit të Tiranës
Bashkia e Tiranës i është futur me mish e me shpirt konçesioneve për parkimet publike dhe bulevardit të ri, siç është shprehur kryetari i saj Erion Veliaj, por nuk ka në plan të çojë më tej një projekt të Lulzim Bashës për tramin e Tiranës që do të modernizonte transportin publik në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se Bashkia e ka të pamundur të realizojë projektin e tramit në Tiranë si alternativë për shmangien e trafikut për shkak të kostos së lartë.
Optimizmi i përmbajtur i Bankës Botërore për Shqipërinë
Banka Botërore pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.4% në vitin 2016. Menaxherja e zyrës së BB në Shqipëri, Tahseen Sayed, thotë në një intervistë të posaçme për Monitor, se rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll.
Shqipëria në top axhendën e diplomacisë greke për 2016
Në 2016 diplomacisë greke do duhet t'i përballet me sfida delikate të politikës së jashtme, ku prioritet mbeten marrëdhëniet me Izraelin dhe raportet me vendet e rajonit dhe veçantërisht Shqipërinë. Gazeta "Kathimerini" shkruan se Athina do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit me trekëndëshin Qipro-Izrael-Egjipt duke përfshirë në planet e saj strategjike edhe Jordaninë për çështje që lidhen me politikat energjike dhe sigurinë.
Po ashtu ruajtja e ekuilibrave për çështjen palestineze dhe botën arabe janë të një rëndësie të dorës së parë.
NASA krijon një Task Force për monitorimin/identifikimin e objekteve qiellorë që kërcënojnë të përplasen me Tokën
NASA, agjencia amerikane e hapësirës, ka zyrtarizuar së fundmi krijimin e një Task Force për monitorimin e trupave jashtëtokësorë që i afrohen Tokës. Është akorduar edhe një buxhet i rritur për këtë që nga viti 2010 e mbrapa, buxhet i cili shkon në $50 milion, nisur kjo edhe nga rasti i meteorit të Chelyabinsk në Rusi në vitin 2013, i cili hyri papritur dhe pa u detektuar në atosferë.
Rritja e biletave të autobuzëve ishte jo transparente dhe e paargumentuar
Disa kompani private, të cilat ofrojnë shërbimin e transportit publik me autobuzë në Tiranë janë ankuar prej vitesh për gjendje të vështirë financiare dhe kanë kërkuar vazhdimisht rritje tëçmimit ose subvencione nga qeveria për shërbimin e tyre.