Optimizmi i përmbajtur i Bankës Botërore për Shqipërinë
Banka Botërore pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.4% në vitin 2016. Menaxherja e zyrës së BB në Shqipëri, Tahseen Sayed, thotë në një intervistë të posaçme për Monitor, se rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll. Ajo vlerëson aksionin anti-informalitet, por rekomandon që të rritet transparenca dhe drejtësia në procedurat e taksave dhe zbatimin e tyre, duke shmangur ndryshimet e shpeshta në politikat e taksave dhe modernizuar administratën.
Sayed thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj të konsolidimit fiskal gjatë afatit të mesëm, në mënyrë që të reduktojnë nivelin e borxhit publik ndaj prodhimit të brendshëm bruto poshtë 60% përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke e shoqëruar me përmirësimin e menaxhimin e financave publike dhe rritje e eficiencës së shpenzimeve publike. Ao konsideron se vazhdimi i zbatimit të reformave në sektorin e enenrgjisë, sektorin financiar dhe klimën e biznesit mbeten kritike për rigjallërimin e rritjes së vendit dhe stabilitetin fiskal.
E pyetur për modelin e ri ekonomik që qeveria thotë se po ndjek, përfaqësuesja e Bankës Botërore thekson se Shqipëria ka një potencial të lartë rritjeje, por ka disa pengesa që ndikojnë në përdorimin eficient të avantazheve krahasuese të vendit. Ato kanë të bëjnë me stabilizimin makro dhe atë fiskal, heqjen e pengesave për përdorimin e tokës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe fuqizimin e shërbimit të sektorit publik.
Add new comment