Një nga ekspertët e reformës në Drejtësi, kallëzohet penalisht

Postuar në 12 Janar, 2016 16:33

Një prej ekspertëve të zgjedhur nga mazhoranca për hartimin e amendimeve kushtetuese dhe atyre legjislative për reformën në drejtësi, është kallëzuar penalisht. Top-Channel njofton se Kristaq Traja, ish-gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut, është kallëzuar nga një familje, ajo Okaj nga Shkodra, që pretendon se ky ekspert nuk ka përmbushur një detyrim ndaj tyre dhe ka mbajtur një shumë parash që ishte parashikuar për një punë të caktuar. “Familja Okaj ka bashkangjitur kundër profesor Trajas si provë një mandat pagese të prillit 2015, në të cilën e kanë paguar me shumën e 8 mijë eurove,  pasi ai ju kishte premtuar të tërhiqte nga Ministria e Financave  shumën e rreth 821 mijë eurove, një shumë e deklaruar nga Gjykata e Strasburgut si dëmshpërblim familjes Okaj për çështjen e pronave. Denoncuesit pretendojnë se në bazë të kontratës i kishin premtuar zotit Traja shumën prej 5 përqind të parave që do të tërhiqeshin nga Ministria, pra gati 41 mijë euro. Por, meqë nuk morëm asnjë euro, shprehen kallëzuesit, ne ja hoqëm prokurën e dhënë zotit Traja në qershor 2015. Sipas kallëzuesve, atyre ndërkohë nuk u është kthyer pas shuma e dhënë prej gati 8 mijë eurove për shërbimin që Traja, në funksionin e avokatit, duhet të kryente. Përpos dokumentave të bashkangjitur për hetimin, familja Okaj ka depozituar edhe revokimin e prokurës si edhe një vendim ekzekutimi nga Gjykata Civile,  e cila urdhëron që profesori të kthejë mbrapsht shumën prej rreth  8 mijë eurove”, raporton TCh. Një akt që vë në diskutim “shenjtërinë” e ekspertëve të pretenduar nga mazhoranca e cila është kapur fort tek argumenti i një drati profesionistësh. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Po ka vjedhur, te veje ne burg. Shume e thjeshte.
Reforma ne drejtesi, le te filloje me kete zoterine ne fjale, qe merr parate e popullit, pa bere punen, dhe mandej nuk kethen parate mbrapsht. Turp t'i vije. Turp.
Me kete hajdutin me diplome drejtesie, le te filloje REFORMA NE DREJTESI.
Ky, Kristaq Traja, te jete i pari gjykates, qe denohet me Reformen ne Drejtesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.