Lajme
Në mesin e vendeve me risk social
Shqipëria klasifikohet mes vendeve me potencial të rriskut social, në një parashikim që merr parasysh ecurinë e tanishme deri në vitin 2030. “Në pesë grupet e mëdha të rreziqeve: ekonomik, social, ambiental, gjeopolitik dhe teknologjik, Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë, me një zhvillim kaotik urban dhe emigracion të lartë, të cilat sipas studimit ndikojnë në një klimë jo të mirë për të bërë biznes”, referon “Monitor” të dhënat e Forumit Ekonomik Botëror.
Aleksandër Meksi: Rama thotë se po qeveris si i majtë, ndryshimi i kushtetutës bëhet me gjithëpërfshirje
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku ka folur për prapaskenat e ngjarjeve të vitit ’97 dhe problemin që lindi nga firmat piramidale.
Meksi ka rrëfyer edhe çështjen e hapjes së dosjeve, ndikimin e agjenturave të huaja në Shqipëri. Po ashtu ai e ka quajtur si fatkeqësi faktin që Kryeministri Rama nuk është takuar asnjëherë me kreun e opozitës, Basha, në dy vite e gjysmë qeverisje.
Unioni i Prokurorëve kundër Komisionit për Vlerësimin e Pasurisë
Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Sipas tyre një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).
Progresi i brishtë i Greqisë, vuajta nuk ka mbaruar
Ministrat e financave të eurozonës kanë deklaruar se Greqia po shënon progres në përmbushjen e angazhimeve. Por ministrat kanë kërkuar më shumë sqarime nga Athina lidhur me reformën e sigurimeve shoqërore, që do të gjendet në qendër të negociatave me kreditorët, javët e ardhshme.
“Këto sqarime duhen dhënë sa më shpejt”, me qëllim që të avancojë mbërritja e përfaqësuesve të kreditorëve në Athinë, tha presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
Nuk çalon kushtetuta, po sistemi i ballove me maska
Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Lubonja ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një lëvizje politike si në Greqi, Itali apo Spanjë.
“Kur flas për sistemin nuk flas për drejtësinë po për të gjithë sistemin politik, mediatik, juridik, ekonomik, i cili është i gjithi që duhet ndryshuar.
Domethënë nuk është problemi që është vetëm drejtësia që çalon, edhe Xhafa tha që është politika që se ka lënë, tani po heq dorë politika pretendon ai.
Çmimi i karburanteve ulet me 20%, por sërish mbi tregun ndërkombëtar
Çmimi i karburantit në tregun shqiptar është ulur me 20%, por ai sërish nuk reflekton raportin e tregut ndërkombëtar, ku çmimi ka rënë me katër herë. “Tema Tv” raporton se një arsye për këtë ngrirje të çmimit të lartë për konsumatorin shqiptar janë taksat e larta, që aktualisht i leverdisin edhe qeverisë, që merr jo pak të ardhura në këtë fushë. Dhe duket se në këtë drejtim nuk do të ketë lehtësi.
Video/Shpërthimi në Xhakarta të Indonezisë
Emil Dimitriev, kryeministri i ri i Maqedonisë
Emill Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë. Ai mban detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE dhe vjen në detyrë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. “Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me dorëheqjen e kryeministrit mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 24 Prillit janë vulosur, ndryshe Gruevski nuk do të dorëhiqej”, raporton “Zhurnal”.
Ata që kanë deklaruar se u bënë të pasur nga gratë
PS-ja, një zhkarravinë e PS-së së dikurshme me një kryetar që mban sekret datën e kongresit
Koordinatorët socialistë të qarkut Shkodër dhe Lezhë kanë qenë sot në një takim me kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht kryetar i asaj që ka mbetur nga Partia Socialiste. Rama është pyetur nga gazetarët se kur do të zhvillohet kongresi i PS-së, por zotëria me duar në xhepa, është përgjigjur se kjo pyetje u “lejohet” vetëm anëtarëve të partisë. Një përgjigje prej karagjozi, në një parti ku të gjithë janë kthyer në vuvë e ku bilbilojnë ca ministra bashkë me këtë liderin e zhgarravinave, siç i quan pikturat e tij.