Në mesin e vendeve me risk social
Shqipëria klasifikohet mes vendeve me potencial të rriskut social, në një parashikim që merr parasysh ecurinë e tanishme deri në vitin 2030. “Në pesë grupet e mëdha të rreziqeve: ekonomik, social, ambiental, gjeopolitik dhe teknologjik, Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë, me një zhvillim kaotik urban dhe emigracion të lartë, të cilat sipas studimit ndikojnë në një klimë jo të mirë për të bërë biznes”, referon “Monitor” të dhënat e Forumit Ekonomik Botëror. Një tjetër parashikim që merr vlerë në rastin e Shqipërisë është edhe ai për dështimin e qeverisjes kombëtare në 10 vitet e ardhshmenë disa vende. “Forumi Botëror lajmëron se në 10 vitet e ardhshme do të rritet rreziku për dështimin e qeverisjes kombëtare (p.sh. dështimi i shtetit të së ligjit, korrupsioni, bllokimi politik, etj). Rënia e shtetit apo kriza (p.sh. konflikti civil, ushtarak grusht shteti, shtetet e dështuara, etj) do të jenë në rritje”, nënvizon Forumi. Disa problematika që adresojnë sëmundje që e kanë prekur rëndë edhe vendin tonë.
Add new comment