Tani, popullin turk "e kemi" vetëm "mik, jo "vëlla"
Atentati i sotshëm në Stamboll është komentuar edhe në Tiranë. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka përcjellë një deklaratë, çka rikonfirmon ndër të tjera lidhjet e forta edhe personale të Idrizit me segmente të politikës turke. Thuhet në deklaratë: “PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar. PDIU qendron pranë popullit mik turk në këto çaste të vështira”. Bie në sy se populli turk zhgradohet kështu nga “vëlla” në “mik” ndërkohë që Erdogan në vizitën e fundit në Tiranë foli për dy popuj vëllëezër.
Add new comment