Lajme
Opozitarizëm skenik
Lulzim Basha ka nisur të flasë shumë. Madje ai po refuzon të ndalet. Njeriu që di të heshtë me ditë edhe kur në media shpërthejnë skandale, njeriu që e ka virtyt origjinal dredhjen e muhabetit si i thonë, ka vendosur të mos ndalë së foluri. Qytet më qytet, fshat më fshat e degë partie më degë. Sipas z. Basha ne po jetojmë nën një regjim, regjimin Rama-Doshi, i cili është në pikëpamje leksikore një tretësirë e reduktuar për arsye misterioze, e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Çfarë thotë z.
Video e ndjesës së Giovanni Bruscas
Kërkoj ndjesë, falje, të gjithë familjarëve të viktimave të cilëve u kam provokuar kaq shumë dhimbje”.
Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit
Isaac Herzog është zgjedhur presidenti i Izraelit. Parlamenti i vendit, Knesset, ka votuar pro Herzog, që pason në detyrë Reuven Rivlin që lë detyrën muajin tjetër pas shtatë viteve në detyrë. Herzog është një politikan veteran që rrjedh nga një familje e njohur i cili ka drejtuar dikur Partinë e Punës që ishte rivali kryesor i Beniamin Netanyahut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
Mandati i Artan Dulakut penalizon Shoqatën e Ndërtuesve në kërkesën për 3% e ndërtimit për strehim social
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar me një vendim të datës 28 prill 2021 kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve që kërkonte shfuqizimin e nenit 19 të ligjit 22/2018 “Për strehimin social”. Neni në fjalë parashikon se:
Macron tërhiqet edhe një herë
Në Mali ka ndodhur një grusht shteti që është i dyti brenda vitit. Sipas raportimeve mediatike të ndryshme, radikalët islamikë, kanë burgosur presidentin e përkohshëm të vendit, Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane, të cilëve u janë hequr edhe të drejtat ekzekutive. Grushti i shtetit është denoncuar nga Bashkimi Europian, që në fakt e ka denoncimin si natyrë të dytë, ndërkohë që Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore ka pezulluar Malin nga institucionet e veta pasi kërkoi konsultime me liderin e Juntës, kolonelin Assimi Goita.
Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës
Turqia ka celebruar dje 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, sot Stambolli. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka përcjell një mesazh në tuiter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Konstandinopojës është një nga:
fitoret më të lavdishme të historisë sonë
Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Konstandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.
Studimi me autor Thomas Piketty e interpreton fitoren e Trump si "historikisht të paevitueshme"
Fitorja e Donald Trump duket se nuk është një aksident në kontesktin historik të zhvillimit të demokracive perëndimore. Një studim i publikuar nga “The Economist” që merr parasysh të dhënat historike, demokgrafike dhe ideologjike në 21 demokraci të Perëndimit, sugjeron se ngjarje si ardhja e Trump në pushtet, apo vota pro Brexit, janë pasojë objektive e një prirjeje ndërkombëtare 60 vjeçare.
Naftali Benett, njeriu kyç që mund të nxjerrë Natanyahun nga zyra e kryeministrit
Qeverisjes së kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu duket se po i vjen fundi, teksa media të ndryshme raportojnë për krijimin e një koalicioni opozitar me mandat të përkohshëm. Në lojë është largimi i njeriut kryesor politik në Izrael përmes një aleanca të panatyrshme mes liderit opozitar, Yair Lapid dhe kreut të partisë së djathtë Yamina, Natali Benett që ka gjashtë vende kyç në parlament.
Raporti i Borrell: Normalizimi Prishtinë-Beograd, brenda 2021-t. Nuk flitet për ndarje kufijsh
Darka joformale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mundësi të ketë prodhuar një dokument të miratuar nga BE për rajonin.
Një ndjesë civile për ca miliona të vrarë
Këto dy javë në zemër të atij që pretendon se është rajoni i demokracisë liberale, që ka në themel të qytetërimit të vet të drejtat e njeriut, në Gjermani dhenë Francë, ka patur dy zhvillime shumë të ngjashme. Të dyja këto vende kanë njohur apo pranuar përgjegjësinë direkte për kryerjen e akteve të genocidit në Namibi dhe në Ruanda. Në Namibi, ka dorë Gjermania që qysh në fillim të shekullit të 20-të, në emër të qytetërimit të vet të shkëlqyer kualifikonte të drejtën e jetës nisur nga ngjyra e lëkurës dhe kraniometria.