Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit

Postuar në 02 Qershor, 2021 13:28

Isaac Herzog është zgjedhur presidenti i Izraelit. Parlamenti i vendit, Knesset, ka votuar pro Herzog, që pason në detyrë Reuven Rivlin që lë detyrën muajin tjetër pas shtatë viteve në detyrë. Herzog është një politikan veteran që rrjedh nga një familje e njohur i cili ka drejtuar dikur Partinë e Punës që ishte rivali kryesor i Beniamin Netanyahut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

I ati i tij, Chaim Herzog ka mbajtur ndër të tjera detyrën e ambasadorit të Izraelit në OKB, përpara sesa të zgjidhej president i vendit. Xhaxhai i tij, Abba Eban ka qenë ministri i parë i Jashtëm i Izraelit, kurse gjyshi, kryerabini i parë në shtetin në fjalë. Ai ka kryer detyrën e drejtuesit të Agjencisë Çifute, një organizatë që punon ngushtësisht me qeverinë për të promovuar imigrimin në Izrael. Kjo detyrë ndër të tjera i ka dhënë Herzogut lidhje të forta me establishmentin politik që ka zgjedhur në krye të vendit një njeri që mesa duket është i të gjithëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.