Raporti i Borrell: Normalizimi Prishtinë-Beograd, brenda 2021-t. Nuk flitet për ndarje kufijsh
Darka joformale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mundësi të ketë prodhuar një dokument të miratuar nga BE për rajonin. Media kosovare demokracia.com publikon pjesë të atij që i quan “raporti Borrell” dhe sipas të cilit pretendohet se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet gjatë presidencës sllovene të BE-së, pra brenda vitit 2021.
Ky do të ishte një objektiv final që sipas Borrell mund të arrihet vetëm nëse vetë blloku europian unifikon qëndrimin lidhur me Kosovën. Për këtë arsye seksioni i shërbimit të jashtëm të BE-së, sugjeron se Miroslav Lajçak të nisë një përpjekje intensive brenda unionit për të krijuar një konsensus të domosodoshëm për suksesin e ndërmjetësimit mes Serbisë dhe Kosovës.
Në këtë dokument kryeministri i Kosovës Albin Kurti vlerësohet për qëndrimin e vet ndaj Gjykatë Speciale dhe ndaj EULEX, ndërkohë që vihet në dukje se presidenca sllovene mund të ketë shanse për shkak të trashëgimisë së pranuar të Sllovenisë. Në raport vihet në dukje dhe komentohet e ashtuquajtura “non paper” e Slloverisë, e cila u fol se propozonte ndarje të reja kufijsh synonte të dëmtonte pikërisht këtë konsensus rreth Lubjanës, çka sqaron mënyrën sesi shihet ai dokument që u trajtua thuajse në të gjitha mediat e Ballkanit.
Nga ana tjetër shpërndarja e dokumenti në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor duket se ka patur karakter informues dhe në të për aq sa raportohet deri më tani nuk flitet për ndarje kufijsh.
Add new comment