Video e ndjesës së Giovanni Bruscas
Kërkoj ndjesë, falje, të gjithë familjarëve të viktimave të cilëve u kam provokuar kaq shumë dhimbje”.
Këto janë fjalë të Giovanni Brusca, një ndër drejtuesit e mafies Siciliane, i bërqë i famshëm si autor i atentatit ndaj gjykatësit Giovanni Falcone. Ndjesa është përcjellë nga Brusca gjatë një interviste me dokumentaristin francez, Mosco Levi Bocault, që po realizonte një film, “Corleone”, prezantuar në festivalin e Romës në vitin 2018. Brusca shfaqet i maskuar, por dallohet nga zëri, aty ai flet për lidhjet dhe funksionimin e mafies, krimet e kryera duke rindërtuar kështu profilin e një të penduari.
Bashkëpunimi me drejtësinë është përherë një zgjedhje e denigruar, por e drejtë sepse shërben për t’i dhënë fund asaj fabrike vdekjeje që quhet Cosa Nostra
thotë ndër të tjera ai.
Video është publikuar nga mediat italiane një ditë pas lajmit se Brusca është liruar.
Add new comment