Kulturë
Ikën një tjetër aktor i plejadës së para viteve '90
Do mbahet mend për rolet i Ibrahim Beut te “Pylli i Lirisë”, Baki Branicës të “Dhe vjen një ditë”, babai i Agronit në filmin “Hijet qe mbeten pas” apo Thoma Shpuza te “Kur zbardh një dite”. Është fjala për aktorin nga Elbasani Demir Hyskja, i cili ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Demir Hyskja ishte një ndër aktorët e spikatur të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj. Është autor i dhejtëra roleve në teatër dhe kinematografi.
Peizazhi metafizik në pikturën empirike të Toni Milaqit
Sendet s'janë gjë tjetër, veçse hije të ideve”, ka thënë Platoni. Sendet, dritat dhe hijet s’janë gjë tjetër thotë Platoni, por veçse hijet e ideve, duke mos harruar që janë edhe të shpirtit, të unit krijues të krijuesit (artistit si një krijues i krijimeve të tij).
"Kerni po shpaguhet për marrëveshjet që ka bërë me politikën"
Artistët e Teatrit te Operas dhe Baletit kanë firmosur një peticion drejtuar Kryeministrit për rikthimin e drejtorit Ilir Kerni në detyrë. Por tenori Rudin Sata i intervistuar nga Panorama thotë se ky është haraçi që Ilir Kerni po paguan për marrëveshjen me politikën.
Rasti i mrekullishëm kovaliovik
Nikollaj V. Gogol ka qenë ndoshta nën mbërthimin e fare pak prej frutit të skizofrenisë kur shkroi tregimin “Hunda”, ose i shtrënguar vetmevete për të qenë shkrimtari më i mrekullueshëm që Rusia mund të piqte prej pemës së saj. Një shkëputje nga realiteti apo një tallje në trajtën e një soditjeje letrare? Ç’mëton të jetë “Hunda”? Një proverb arab thotë se, “Hunda mbetet një pjesë e jotja, edhe në qoftë se të është prerë”, por ja që në tregimin tonë kjo hundë nuk është prerë; kjo hundë ka mbathur këpucët dhe ka ikur, po po, ka ikur vet. E përse vallë?
Dëmtimi i kishës së Shën Nikollës në Voskopojë(foto)
Gazeta “Dita” shkruan sot për dëmtimin e afreskeve në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë. Emra personash mbi afresket e David Selenicës, ja një rast që duhet të alarmojë Ministrinë e Kulturës dhe titullaren e saj, përherë vetullngritur ndaj kritikave, Mirela Kumbaro. Ndoshta reagon dhe kësaj radhe nuk nxjerr sebep fondet. Po qe kështu, më mirë t’ia kthejë KOASH-it, ose t’i japë me qera.
U vini emra shqiptarë fëmijëve se alarmohen "patriotët"
“Mania për emra të huaj alarmon patriotët shqiptarë” – këtë titull e lexon sot në faqen online të BIRN, referuar si shembull i gazetarisë së mirë në Shqipëri.
Shkrimi trajton dukurinë e vendosjes së emrave të huaj, pra të supozuar si joshqip(tarë) nga prindërit në vendin tonë. Dhe në mbështetje të kësaj ideje sillen disa statistika:
Figura e armikut/Ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe
Nga hulumtimi i revistave, është konstatuar se narracioni për shqiptarët në masën më të madhe është artikuluar negativisht, ndërsa kompleksi tematiko-motivor do të mund të ndahej në tri tërësi më të vogla: e para-ka të bëjë me paraqitjen e shqiptarëve si ushtarë dhe luftëtarë të angazhuar në anën e turqve, e dyta- me trajtimin e çështjes së autenticitetit të prejardhjes dhe historinë e popullimit shqiptar të Kosovës, Metohisë dhe Maqedonisë deri në fillim të shekullit XX, ndërsa e treta (më e madhja për nga numri i shembujve të gjetur) ka të bëjë me paraqitjen e popullsisë shqiptare nëpërmj
Kalaja e Lezhës, Ministria: Do ta ndjekim çështjen deri në Kushtetuese. Subjekti privat nuk ka kontratë
Ministria e Kulturës deklarohet e vendosur që të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për sa i përket çështjes së hapur me kalanë e Lezësh. Rruga që mbetet është vijimi i procesit gjyqësor, të cilin siç shprehet sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, do të ndiqet edhe në deri në Gjykatën Kushtetuese. “Ministria e Kulturës do të vazhdojë të ndjekë të gjitha hapat ligjore të parashikuara në lidhje me kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë e po të jetë e nevojshme edhe Gjykatës Kushtetuese apo dhe më larg.
Një histori haremi në Backë të Skaparit
Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, që nga koha e Lace Backës, Sali Butkës e deri në formimin e batalionit partizan “Riza Cerova” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishin lënë në një ditë të vetme, më 22 qershor.