Ikën një tjetër aktor i plejadës së para viteve '90

Postuar në 06 Gusht, 2016 12:50

Do mbahet mend për rolet i Ibrahim Beut te “Pylli i Lirisë”, Baki Branicës të “Dhe vjen një ditë”, babai i Agronit në filmin “Hijet qe mbeten pas” apo Thoma Shpuza te “Kur zbardh një dite”. Është fjala për aktorin nga Elbasani Demir Hyskja, i cili ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Demir Hyskja ishte një ndër aktorët e spikatur të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj. Është autor i dhejtëra roleve në teatër dhe kinematografi. Ai u lind më 1 janar të vitit 1937 në qytetin e Elbasanit ku kreu shkollen fillore dhe te mesmen e ndertimit dhe mban titullin “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ndjese paste, edhe nje aktor i socrealizmit me pak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.