Kalaja e Lezhës, Ministria: Do ta ndjekim çështjen deri në Kushtetuese. Subjekti privat nuk ka kontratë

Postuar në 24 Korrik, 2016 21:42

Ministria e Kulturës deklarohet e vendosur që të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për sa i përket çështjes së hapur me kalanë e Lezësh. Rruga që mbetet është vijimi i procesit gjyqësor, të cilin siç shprehet sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, do të ndiqet edhe në deri në Gjykatën Kushtetuese. “Ministria e Kulturës do të vazhdojë të ndjekë të gjitha hapat ligjore të parashikuara në lidhje me kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë e po të jetë e nevojshme edhe Gjykatës Kushtetuese apo dhe më larg. Ne do të ndjekim gjithashtu hapat ligjorë edhe për të gjetur përgjegjësitë apo papërgjegjësitë e atyre funksionarëve të gjyqësorit, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi profesionale”, tha Elira Kokona.

Në kalanë e Lezhës një subjekt privat ka fituar të drejtën e ndërtimit, por sipas Kokonës nuk ka kontratë për këtë çështje, ndaj sipas saj ndërtimi nuk duhet të fillojë. “Ministria e Kulturës dikur nuk ka lidhur kontratë me subjektin privat, ndaj ky i fundit, ndonëse ka fituar këtë proces gjyqësor, nuk do të thotë që duhet të fillojë punimet në lidhje me realizimin e projektit të tyre. Ne mbetemi ende në pritje të vendimmarrjes së gjykatës në lidhje me vendimin e KKA-së, si dhe mbetemi gjithmonë në pritje të vendimit të Ministrisë së Kulturës për të lidhur kontratën me subjektin”, thotë më tej Kokona për Top-Channel.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=331901&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.