Kulturë

Shkatërrimi i Palmiras(video)

Postuar në 13 Shkurt, 2017 09:20

Video është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe paraqet shkatërrimin nga ISIS të sitit të famshëm arkeologjik në Siri.

Ndërron jetë filozofi Tzvetan Todorov

Postuar në 08 Shkurt, 2017 11:04

Ka ndërruar jetë(dje) në moshën 78 vjeçarae filozofi bullgar Tzvetan Todorov. Ai lindi në vitin 1939 dhe në vitin 1960 u vendos në Francë për t’I shpëtuar regjimit komunist në vendin e origjinës. Një mendimtar origjinal që publikoi 21 libra, mes të cilëve Hyrje në Poetikë, Konkuista e Amerikës, Parimi Dialogjik, Përballja me Ekstremen: Jeta morale në Kampet e Përqendrimit etj.. Ndërhyrjet e tij publike kanë patur temë kryesisht terrorizmin, mënyrën e reagimit ndaj dhunës, duke dalë kundër asaj që ai e quante “filantropia e akteve ushtarake”.

Uzin'Art - Ish-uzina "Enver" në formatin e Bunk'art?

Postuar në 08 Shkurt, 2017 09:10

Gjatë bisedës në emisionin "Takimet e Kulturës" (http://www.respublica.al/2017/02/07/bunkart-dhe-bunkeri-po-b%C3%ABhet-sp...), historiani i artit, Vinsent von Gerven Ui, thotë se së shpejti qeveria do të realizojë edhe Uzin'Art, që është kthimi i ish-uzinës "Enver" në hapësirë muzeale.

Bunkart dhe Bunkeri, po bëhet spektakël me trashëgiminë e komunizmit (Video)

Postuar në 07 Shkurt, 2017 13:14

Krijimi në seri i bunkerëve ushtarakë në qendra hibride muzeale, ngre pyetjen: a mund të quhet trashëgimi e komunizmit një objekt ku kujtesa kolektive trajtohet si pikë turistike dhe si magazinë sendesh?

I ftuari në “Takimet e Kulturës”, historiani i artit Vinsent von Gerven Ui, thotë se si Bunkart 1 ashtu dhe Bunkart 2 janë vende pelegrinazhi, ku dominon spektakli dhe jo dëshmitë për të kaluarën komuniste dhe pëndjekjet e kundërshtarëve të regjimit.

Black Sabbath në koncertin e lamtumirës (Video)

Postuar në 05 Shkurt, 2017 17:56

Black Sabbath,  grupi legjendar që "zbuloi" muzikën Havy Metal dha koncertin e tyre të fundit. Shafqja, e cili zgjati dy orë u ndoq nga rreth 16 mijë persona , në  NEC Arena në Birmingham të Anglisë qëndrore. Grupi këndoi  gjithsej 15 këngë dhe e mbylli koncertin me suksesin tyre të parë të vitit 1970, këngën Paranoid. 68 vjeçari Ozzy Osbourn falenderoi fansat për mbështetjen që i dhanë grupit për më shumë se pesë dekada.

Ndërron jetë Dritëro Agolli

Postuar në 03 Shkurt, 2017 18:38

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Dritëro Agolli. Shkrimtar i njohur i jetës letrare shqiptare, Agolli e nisi karrierën si gazetar. Lëvroi prozën dhe poezinë, nga të cilat disa njohën edhe famë në Shqipëri. Agolli kishte edhe angazhim politik. Ai ka qenë ndër njerëzit e besuar të regjimit të Enver Hoxhës në detyrën e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Me funksione edhe në parti, Agolli kërkoi reformimin e PPSh-së në kongresin e vitit 1991. Ishte prezent me krijime edhe gjatë tranzicionit, por edhe me kontribute në publicistikë. 

Debati/Ligji për librin, aktet e fundit të dramës Kumbaro

Postuar në 02 Shkurt, 2017 10:03

Shpeshherë na takon të gjithëve ne, përfshi edhe veten, që sa herë të mendojmë a trajtojmë dukurinë e izolimit, vënien nën censurë, kontroll apo edhe një shok psikologjik të kulturës dhe protagonistëve të saj, ta shohim a gjykojmë një fenomen të tillë në raport me të shkuarën.

Krime fashiste, krime komuniste dhe amnistia për ekzekutorët

Postuar në 30 Janar, 2017 10:44

Është shkruar edhe më parë dhe gjerësisht madje, për mbijetesën e zyrtarëve të regjimeve totalitare në regjimet e reja demokratike në disa vende. Greqia dhe Italia janë dy shembujt më të trajtuar në këtë drejtim, ku menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, konsideratat ideologjike morën përparësi duke lejuar që njerëz të lidhur me regjimet fashiste, madje ekzekutorë të devotshëm, rifituan pozitat vendimmarrëse edhe pas Luftës në regjimet demokratike.

"Gjaku i shprishur"*

Postuar në 29 Janar, 2017 12:27

Arbëreshët, shkrimi i shqipes. Dy elementë që preken në intervistën e Bardhyl Demirajt për "Gazeta Shqiptare". Drejtuesi i katedrës së albanologjisë në Munih, nuk mjaftohet vetëm me shpjegimin e përgjithshëm të librit të tij, por na sjell një varg shpjegimesh lidhur me Buzukun, Formulën e Mallkimit, kuptohet shumë e shumë individë të shquar arbëreshë, por edhe shpjegime të thukëta për probleme albanologjike që lidhen me arealin arbëresh e shumë e shumë të tjera. 

Përkujtohen Zogu dhe Rifat Hoxha për shpëtimin e hebrejve

Postuar në 27 Janar, 2017 21:10

Një ekspozitë në New York nga një grup i quajtur "Unë jam mbrojtësi yt" ka kujtuar figura të botës myslimane që dhanë ndihmesë pë hebrejtë që i ikinin persekutimit nazist. Mes tyre figuron edhe Zogu me Rifa Hoxhën si dhe familja Pilkus. 

http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/?xid=time_so...

 

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë