Kulturë

Pushteti i vërtetë në dorë të burokracisë?

Postuar në 02 Mars, 2017 09:57

Angelo Panebianco shkruan sot në “Corriere della Sera” mbi një libër të ri që ka dalë në qarkullim në vendin fqinj me Shqipërinë, e I cili sugjeron një lexim “ndryshe” të pushtetit të vërtetë në Itali. “Zotërinjtë e kohës së humbur”, titullohet libri që ka për autorë Francesco Giavazzi dhe Giorgio Barbieri. Në libër tema qendrore është ai proces i zëvendësimit të pushtetit të vërtetë që është mbajtur deri më dje nga politika, me pushtetin e administratës. Burokracisë.

Fundi i kinemasë klasike

Postuar në 27 Shkurt, 2017 09:49

Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”

Të flasësh për miqësi në Ballkan është përherë e parakoshme. Për vëllazëri, e jashtëkohshme...*

Postuar në 25 Shkurt, 2017 01:23

Disa momente nga Konferenca e rinisë komuniste të Ballkanit

Kadare: Sondazhi i OSBE mbi komunizmin, racist dhe antishqiptar

Postuar në 23 Shkurt, 2017 10:12

Ismail Kadare nuk e ka fshehur indinjatën mbi përfundimet e një studimi të OSBE-së, sipas të cilit rreth 53 për qind e shqiptarëve kanë nostalgji për komunizmin. Në në një intervistë për konica. al ai thotë se ky sondazh ngre pikëpyetje mbi vërtertësinë dhe qëllimet për të cilat është bërë.

Seks dhe vdekje te Homeri

Postuar në 22 Shkurt, 2017 03:30

Luftërat trojane përfunduan me humbjen e Trojës dhe rënien e saj në duar të grekëve, shumë prej të cilëve u kthyen në shtëpi. Por i madhi Odise nuk ishte mes tyre. Ai mbeti i izoluar në ishullin e largët të Ogygias, duke shijuar – apo u bezdisur – dhuratat ndjellëse të nimfës së bukur Kalipso. “Odiseja” e Homerit, është siç e dimë të gjithë, historia e udhëtimit të gjatë të Odisesë për të shpëtuar nga Kalipsoja, drejt shtëpisë së tij në Itakë, aty ky gruaja e tij Penelopa pret, e rrethuar në mungesë të tij nga 117 princa të rinj në moshë sa për të qenë djemtë e saj.

Reformat e vërteta duhet të burojnë nga brenda Shqipërisë

Postuar në 20 Shkurt, 2017 08:22

Agron Alibali, studiues në fushën  juridike dhe historike ka prezantuar në Librarinë e Kongresit librin e tij “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Alibali ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka dhënë disa sqarime për figurën e Konicës, në dritën e studimit të tij, për të ardhur te aktualiteti politik në Shqipëri. Alibali thekson se reformat e vërteta duhet të burojnë nga brenda Shqipërisë, dhe jo ta jenë asosacione të verdiktit të një selie diplomatike.

Kulti i Pushkinit – pasojë e një vendimi politik të Stalinit

Postuar në 19 Shkurt, 2017 00:20

Poeti rus Aleksander Pushkin gëzon një famë të përbotshme dhe kjo i atribuohet kontributit të të tij në letërsi. Por ndoshta në këtë popullarizim të tij mund të ketë gisht edhe Josif Stalin, diktatori sovjetik, i cili në vitin 1937 organizonte Spastrimin e Madh në Bashkimin Sovjetik, e krahas tij edhe 100 vjetorin e vdekjes së poetit me një ceremoni dhe festime masive.

“Motrat Qiriazi, një model unikal i angazhimit femëror”

Postuar në 16 Shkurt, 2017 15:55

Tradita dhe kultura jonë i ka të pakta modelet e angazhimit femëror. Motrat Qiriazi për dyzet vjet me radhë arsimuan dhe emancipuan një shoqëri të prapambetur që në fund i ndëshkoi. Në “Takimet e Kulturës”, një rrëfim i rrallë për Sevasti dhe Parashqevi Qiriazin nga studiuesit Teuta Toska dhe David Hosaflook.

"ABCNEWS"

Zbulohet eseja e Churchill për alienët

Postuar në 16 Shkurt, 2017 10:33

Wnston Churchill besonte se planetë të tjerë mund të kishin jetë komplekse inteligjente. Kjo bëhet e ditur vetëm tani në revistën “Nature”, në të cilën astrofizikani izraaelit Mario Livio. Ai ka përcjellë elementë të një eseje 11 faqe të Churchill, shkruajtur në vitin 1939 dhe përmirësuar në vitin 1950, e por që nuk u publikua asnjëherë. Në këtë ese ish-kryeministri britanik, interesi I të cilit për shkencën ishte i madh, hedh mendimet e veta për një çështje kryesore edhe në kohën tonë.

Tcvetan Todorov dhe “Lulja e diellit” e Simon Vizentalit

Postuar në 14 Shkurt, 2017 18:33

“Lulja e Diellit” është një tregim gjysmë autobiografik Simon Vizentalit, i atij që, si asnjë tjetër, ndoqi pas lufte kriminelë nazistë të fshehur kudo nëpër botë dhe ia dha drejtësisë. Është shkruar jo thjesht për të treguar një ngjarje makabre, por edhe për të hapur një diskutim të gjerë mbi krimin, ndëshkimin apo mundësinë e faljes së kriminelëve politikë dhe ideologjikë, apo kriminelëve në përgjithësi.  

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë