Kulturë
Fundi i Luftës së Ftohtë në një libër të ri
““Samitet e fundit të Superfuqive” – Gorbaçovi, Regani dhe Bushi. Bisedimet që I dhanë fund Luftës së Ftohtë”. Ky është titulli i një libri të ri me autorë Svetlana Savranskaya dhe Thomas Blanton që promovohet në faqen online të arkivës të universitetit Georgetown.
“E shkuara komuniste rëndon shumë mbi Shqipërinë e sotme”
Bashkim Shehu ia ka dhënë së fundmi një intervistë gazetës “Shqip” ku flet kryesisht për romanin e tij “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”. Komentet e autorit janë interesante pasi ai ka një rol në libër si “dëshmitar i nivelit të lartë”.
“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”, duket që e shkuara vijon të grishë letërsinë tuaj. E kujtoni kohën kur nisët ta shkruanit këtë roman?
Në Hollivud përfundojnë xhirimet e filmit për Marko Boçarin (Foto)
Një prej heronjve arvanitas të Revolucionit Grek do të jetë subjekt i një filmi që do të shfaqet brenda vitit në kinematë e Hollivudit. Bëhet fjalë për Marko Boçarin, një prej protagonistëve të ngjarjeve të vitit 1821 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane. Heroi grek me origjinë arvanitase luhet nga aktori grek Saimon Kasianidis. Xhirimet e romancës dramatike «Cliffs of Freedom» që flet për lidhjen e dashurisë mes një oficeri turk dhe një vajze greke janë kryer në qytetin Santa Fe të Meksikës.
Histori në kohët e lebrës
“Duke u nisur nga parimi themelor i materializmit historik, se krijues të historisë janë masat popullore”, sistemi i ngritur mbi luftën e klasave, në një vend me përqindje shumë të lartë të popullsisë rurale, ka nevojë për historizmin e këtij konflikti, mundësisht duke e paraqitur si zhvillim të natyrshëm autokton që komunizmi e zbulon, ndaj edhe përçon te historiografia obsesionin e nivelimit të fshatarësisë në një klasë të vetme, kompakte e të ndërgjegjshme në përplasjen me tjetrin, shfrytëzues lokal ose i huaj.
“Jemi në vitin 2016. Askush nuk do t’ia dijë për lirinë”
E keni parë filmin e ri Assassin's Creed? Nëse jo, nuk është keq t’i hidhni një sy. Nisesh të shlodhesh për të parë një film aksion, që pavarësisht ekzagjerimeve dhe fluturimeve në skena dhe dimensione jashtë realitetit nuk të angazhon, por përfundon duke gëlltitur mesazhe politike. Të tharta goxha madje.
Skenari është i thjeshtë: e mira përballë të keqes. E mira e maskuar nën petkun e të këqinjve “që punojnë në errësirë për dritën” dhe e keqja, që është establishmenti, ai i vërteti, që tërheq fijet e i cili kërkon themelimin e një rendi të ri.
Arbërit e...Shqipërisë së Poshtme
“Arbërit e Jonit” – Vlora, Delvina e Janian në shekujt XV – XVII”. Ky është titulli i librit hulumtues e studimor të Pëllumb Xhufit, medievist shqiptar.
Lalibela, Jeruzalemi i ri
Kush ka lexuar librin “Perandori” të gazetarit polak Kapushçinski, do të vërë re me njëherë se Etiopia kë një kulturë të veçantë. Dhe këtë e kupton më mirë nga fakti se etiopianët kanë një formë tyre të kristianizmit ortodoks, që bazohet në librin e Enokut, profeti që vdiq me Zotin lart në qiell.
Rastafari është një tjetër drejtim religjoz që lidhet me emrin e Hajle Selasje, perandorit të fundit, sekt i cili kishte si ndjekës edhe Bob Marley.
Kur krishterimi dhe islami bashkoheshin nga imazhi i lindjes së Krishtit
Një shëtitje nëpër rrugët e kryeqytetit këtyre ditëve para dhe pas Krishtlindjeve, të ndriçuara me mijëra xixëllonja, në rrugë dhe vitrina të mbushura me reklama, me dyqane plot me njerëz në vrullin e konsumit të dhuratave, përbëjnë dëshmi për mënyrën se si në varfërinë dhe përulësinë e ngjarjes së Lindjes së Krishtit, bota moderne, e shkëputur nga përmbajtja shpirtërore e ngjarjes, i është përgjigjur asaj me epsh të pangopshëm për konsum dhe demonstrim pasurie, si edhe me epërsinë e pushtetit dhe të zotërimit.
Eda Zari dhe Entropy/ Aty ku Bizanti takon Jazz-in
Ka qenë fillimi i vitit 2014, kur Eda Zari më foli për idenë e një albumi të ri, frymëzuar nga muzika bizantine. Në fakt, nuk është fjala thjesht për ‘muzikë’, se sa për një kant liturgjik, i cili i përket traditës shpirtërore të krishtërimit lindor.