Fundi i Luftës së Ftohtë në një libër të ri
““Samitet e fundit të Superfuqive” – Gorbaçovi, Regani dhe Bushi. Bisedimet që I dhanë fund Luftës së Ftohtë”. Ky është titulli i një libri të ri me autorë Svetlana Savranskaya dhe Thomas Blanton që promovohet në faqen online të arkivës të universitetit Georgetown. Libri përfshin diskutimet e nivelit të lartë mes sovjetikëve dhe amerikanëve në vitet 1985, 1988, 1989, 1991 dhe ai zbardh të plota bisedat e drejtuesve politikë, mendimet dhe shqetësimet për një situatë kritike për historinë e botës. Aty publikohen katër dokumente kryesore: Memorandumi i Reganit për Gorbaçovin i vitit 1985; transkripti i bisedimeve Gorbaçov –Regan, takimi final i Rejkiavikut më 12 tetor 1986; Regjistirmi i bisedës mes Bush dhe Gorbaçov pas samitit të Washingtonit më 10 dhjetor 1087 dhe një Memorandum i bisedës mes kreut të KGB-së Vladimir Krychkov dhe një zyrtari të vjetër të CIA-s, Robert Gates, zhvilluar në selinë e shërbimit sovjetik më 9 shkurt 1990.
Memorandumi I Reganit ka shumë interes pasi aty paraqiten mendimet e presidentit amerikan për kreun sovjetik, për të cilin ai ka vlerësime shumë pozitive. Ai i dikton mendimet e veta pak përpara samitit të Gjenevës që do të mbahej në nëntor të vitit 1985 dhe aty përmendet gara e armatimeve, të drejtat e njeriut etj..
http://nsarchive.gwu.edu/dc.html?doc=3242109-Document-1-Gorbachev-Memorandum-dictated-by
Dokumenti I dytë përmban bisedën mes Regan, Gorbaçov, Schultz dhe Shevaradze, përqendruar thuaje tërësisht në reduktimin e armëve bërthamore, armëve strategjike offensive(Traktati ABM).
http://nsarchive.gwu.edu/dc.html?doc=3242110-Document-2-Transcript-of-Gorbachev-Reagan
Dokumenti I tretë është një bisedë e regjistruar mes Bush dhe Gorbaçov në limuzinë, pas samitit të Ëashingtonit. Dokumenti ka më shumë rëndësi për klimën e raporteve personale dhe komunikimin mes dy liderëve.
http://nsarchive.gwu.edu/dc.html?doc=3242111-Document-3-Record-of-Conversation-betëeen-Bush
Dokumenti I katërt ka ndoshta më shumë interes pasi prek tema konkrete dhe është më praktik në trajtimin e çështjeve. Një takim i nivelit të dytë, por që ka rëndësi pas aty preken edhe vende të tjera dhe ai është zhvilluar pak përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Jemi në shkurt të vitit 1990 dhe Krjuçkov pranon se neni 6 i Kushtetutës sovjetike për rolin udhëheqës në parti “nuk i përgjigjet më realitetit”.
“E ka llastuar partinë. Vendimet e partisë bëhen shumë shpejt ligj. Partia as ka qenë dhe as është tani e gjithë shoqëria dhe as nuk ishte I tillë Komiteti Qendror”, citohet kreu I KGB-së. Ai shton se një sistem pluripartiak duhet të vendoset gradualisht në vend bashkë me rregullat shoqëruese.
Kreu I KGB-së sqaron edhe mendimet që qarkullojnë për shitjen e tokës. Sipas tij ka pro kësaj, por edhe kundër, duke sugjeruar se në BS-në e asaj kohe zhvillohej një diskutim demokratik. Po kështu ai mendon se kolkozet në disa vende nuk do të shpërbëhen, sidomos në Çekosllovaki. Interes të veçantë për sovjetikët ka drejtimi që do merrte Gjermania, në eventualitetin e një bashkimi. Kreu I KGB-së shpreh dyshime për bashkimin, pasi “njihen potencialet teknike dhe intelektuale të Gjermanisë”.
“Është e vështirë të parashikosh se çfarë drejtimi mund të marrë ajo ushtarakisht dhe në planin teknologjik”, shton ai. Për Europën Lindore zyrtari sovjetik propozon që “ajo të lihet të zgjedhë rrugën e saj”, duke zbuluar kështu formalisht se nuk ka patur një plan të përgjithshëm për kontrollin e proceseve që ndodhën në Lindje.
http://nsarchive.gwu.edu/dc.html?doc=3242112-Document-4-Gates-Kryuchkov-Memcon-KGB
Libri ka interes sepse ofron një qasje në dokumentet e kohës që janë të aksesueshme edhe online, dokumente të cilat zbardhin vendimet e kohës dhe rrjedhën që po merrnin ngjarjet. Po kështu ato hedhin dritë edhe mbi një nivel tjetër komunikimi nga ai që shihet sot mes drejtuesve kryesorë politikë të shteteve kryesore.
Add new comment