Bunkart dhe Bunkeri, po bëhet spektakël me trashëgiminë e komunizmit (Video)
Krijimi në seri i bunkerëve ushtarakë në qendra hibride muzeale, ngre pyetjen: a mund të quhet trashëgimi e komunizmit një objekt ku kujtesa kolektive trajtohet si pikë turistike dhe si magazinë sendesh?
I ftuari në “Takimet e Kulturës”, historiani i artit Vinsent von Gerven Ui, thotë se si Bunkart 1 ashtu dhe Bunkart 2 janë vende pelegrinazhi, ku dominon spektakli dhe jo dëshmitë për të kaluarën komuniste dhe pëndjekjet e kundërshtarëve të regjimit.
Sipas tij, të dyja objektet i shërbejnë më shumë guidave turistike për vizitorët e huaj sesa ndriçimit të së kaluarës së errët komuniste përmes fakteve, apo dëshmive të kohës.
Add new comment