Ndërron jetë Dritëro Agolli
Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Dritëro Agolli. Shkrimtar i njohur i jetës letrare shqiptare, Agolli e nisi karrierën si gazetar. Lëvroi prozën dhe poezinë, nga të cilat disa njohën edhe famë në Shqipëri. Agolli kishte edhe angazhim politik. Ai ka qenë ndër njerëzit e besuar të regjimit të Enver Hoxhës në detyrën e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Me funksione edhe në parti, Agolli kërkoi reformimin e PPSh-së në kongresin e vitit 1991. Ishte prezent me krijime edhe gjatë tranzicionit, por edhe me kontribute në publicistikë.
Comments
I qofte dheu i lehte! Nje nga
I qofte dheu i lehte! Nje nga poetet popullore te pavdekshem! Edhe si prozator jo keq, por jo aq sa si poet dhe vjershetor!
Add new comment