agolli

Biznesi, i pakënaqur nga paketa financiare. Agolli: Nuk na u plotësuan kërkesat

Postuar në 22 Mars, 2020 19:38

Biznesi i vogël është i pakënaqur me paketën financiare që qeveria bëri publike tre ditë më parë, për përballimin e situatës së vështirë që ka krijuar pandemia e koronavirusi. Në një bisedë në studion e lajmeve të shtunën, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël për Tiranën, Shpëtim Agolli, tha se qeveria nuk ka plotësuar kërkesat që ky biznes i ka parashtruar qeverisë disa javë më parë.

Humbja e Agollit, nostalgjia për diktaturën dhe rehabilitimi neokomunist i saj

Postuar në 14 Shkurt, 2017 08:40

Ceremonia e bujshme mortore e majtistëve, me pjesëmarrje qeveritare dhe e organizuar me komision shtetëror në ish-Pallatin e Kongreseve të PPSH, pasuar me fjalime patetike të lamtumirës përcjellëse nga ithtarët e Agollit, si dhe shpërthimet histerike në media kundër atyre pak zërave kritikë ndaj “veprës” së tij kryesisht dhe thellësisht ideologjike, më shtynë në reflektime dhe më detyruan të shkruaj këto radhë.

Ndërron jetë Dritëro Agolli

Postuar në 03 Shkurt, 2017 18:38

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Dritëro Agolli. Shkrimtar i njohur i jetës letrare shqiptare, Agolli e nisi karrierën si gazetar. Lëvroi prozën dhe poezinë, nga të cilat disa njohën edhe famë në Shqipëri. Agolli kishte edhe angazhim politik. Ai ka qenë ndër njerëzit e besuar të regjimit të Enver Hoxhës në detyrën e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Me funksione edhe në parti, Agolli kërkoi reformimin e PPSh-së në kongresin e vitit 1991. Ishte prezent me krijime edhe gjatë tranzicionit, por edhe me kontribute në publicistikë. 

Shkërdhatokracia

Postuar në 17 Gusht, 2015 04:33

Nuk është fare mosvlerësimi i dëshirës së mirë për zbutje konflikti por raporti me të vërtetën dhe të drejtën dhe këmbëngulja për to, ajo që më shtyj të kritikoj ato çka, pak ditë më parë, tha për disa politikanë kryesorë shqiptarë, Dritëro Agolli, shkrimtari ynë i motshëm dhe i shquar. Mund, në shenjë respekti, edhe të heshtja ndërsa jo pak ta sugjeronin me “argumente” nga më të ndryshme.

Identiteti i shqiptarëve/Dritëro Agolli: “Lindja nuk është krejt zi”

Postuar në 13 Gusht, 2015 12:46

Debati Qose – Kadare është kthyer në një pikë reference për diskutimin mbi identitetin dhe orientimin e shqiptarëve. Të ndarë sidomos në çështjen e ndikimit osman mbi shqiptarët, dy personazhet në fjalë duket sikur kanë ndarë në dy palë edhe një pjesë të opinionit që i ndjek. Nga ana e vet, shkrimtari Dritëro Agolli, në një intervistë sot për gazetën “Shekulli” jep një mendim të vetin për këtë temë, mendim që vjen diku në mes të dy “tezave” të Qoses dhe Kadaresë. “Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë.

Subscribe to RSS - agolli