Black Sabbath në koncertin e lamtumirës (Video)

Postuar në 05 Shkurt, 2017 17:56

Black Sabbath,  grupi legjendar që "zbuloi" muzikën Havy Metal dha koncertin e tyre të fundit. Shafqja, e cili zgjati dy orë u ndoq nga rreth 16 mijë persona , në  NEC Arena në Birmingham të Anglisë qëndrore. Grupi këndoi  gjithsej 15 këngë dhe e mbylli koncertin me suksesin tyre të parë të vitit 1970, këngën Paranoid. 68 vjeçari Ozzy Osbourn falenderoi fansat për mbështetjen që i dhanë grupit për më shumë se pesë dekada.

Turneu i “Black Sabbath” i titulluar “The End Tour” filloi në janar të vitit të kaluar në SHBA dhe bëri 81 ndalesa në Australi, Azi, Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut duke përfunduar me dy shfaqje në Birmingham. “Black Sabbath “ u formua në vitin 1968 nga Ozzy Osbourn, kitaristi Tony Aiomi, basisti Gkizer Butler dhe bateristi Bill Ward.

Osburn u largua nga grupi në vitin 1977 dhe u zëvendësua nga Ronnie James Dio i grupit Rainboë, por në vitin 1997 grupi rifitoi përbërjen e tij . Kënga e tyre e fundit u transmetua drejtpërsëdrejti në faqen e grupit në Facebook, ndërsa fishekzjarret mbushën qiellin pasi grupi pozoipër një foto lamtumir. Duke folur për BBC para koncertit të fundit, Osburn tha se  ndjente  "një furtunë emocionesh."

"Mbaj mend që isha duke kënduar në një pub në Birmingham dhe mendoja se do ishte mirë për nja dy vjet të pinim ca birra dhe të improvizonin. Por ky ishte fillimi i aventurës më të pabesueshme e më të paimagjinueshme që kam pasur në këtë jetë “-  tha ai.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.