Arkiv-Opinion
Rruga më e shkurtër për në BE
Pas paktit legjislativ të 2008-ës mes PS-së dhe PD-së, u arrit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe dukej se ishte hapur edhe rruga për integrimin e saj në BE. Por pas zgjedhjeve të qershorit 2009, PS-ja e akuzoi PD-në se e shkeli paktin, kur nuk u mor parasysh kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të disa qendrave të numërimit në qarqet Berat, Tiranë dhe Shkodër. Dhe lufta politike që pasoi zgjedhjet e atëhershme e bllokoi për dy vjet rrugën drejt BE-së.
Berisha sfidon ndërkombëtarët; këta i turren opozitës
Një monstër e së djathtës
Mendime të gjata për njerëz të gjatë
Kemi rënë në sevdá me ambasadorët
O Zot, sa shumë shkrime bëhen lidhur me ambasadorët e rolin e tyre në Shqipëri! Nuk ka ditë që të mos ketë një të tillë këto kohë. Kurrë nuk janë bërë kaq shkrime, gjë që do të thotë se, të paktën në perceptimin e publikut të këtushëm, regjimi ambasadoro-kratik ka marrë përmasën e shtrirjen e një flame. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se ambasadorët e huaj janë duke ushtruar gjithnjë e më shumë pushtet, s’ka gjë se nuk kanë mandat për të ushtruar ndonjë lloj pushteti apo ndikimi këtej nga anët tona.
Një brez alienësh
Mendoj se Michel Serres-i është, sot për sot, filozofi më mendjehollë në Francë dhe, si çdo filozof i mirë, di të ulet dhe të reflektojë për të sotmen. Po e nxi faqen duke përdorur (përveç ndonjë komenti personal) një artikullin e tij, shumë të bukur, botuar në "Le Monde" më 6-7 mars të këtij viti, ku ai na kujton gjëra që, për lexuesit e mi më të rinj lidhen me fëmijët, ndërsa për ne më të vjetrit, me nipërit.
Poshtë Piramida, rroftë parku!
Kur u vendos që pranë urës së bulevardit kryesor të Tiranës të ndërtohej një muzeum për Enver Hoxhën e urreva këtë fakt për dy arsye. Së pari, sepse kisha një urrejtje pothuaj patologjike për diktatorin Hoxha dhe nuk mund të honepsja qoftë edhe një pllakat përkujtimor të vendosur për të, e jo më ndërtimin e një muzeumi stërmadh në mes të Tiranës. Së dyti, prishja e parkut ku ai muzem do të ndërtohej vërtet më pikëllonte, sepse ishte një park i bukur, me të cilin më lidhnin kujtimet e kohës së gjimnazit.
Veç për ide të reja nuk flasim
Nëse Piramida nuk do të prishej …
Përtej Piramidës
Piramida, në vetvete, është nje volum i thjeshte gjeometrik. Eshte nje forme e perkufizuar dhe ndertuar nga njeriu. Euklidi e ka perkufizuar per here te parë ne menyre te plote ne serine e librave te tij “Elementet”. Ndonese greket e lashte kishin dije te avancuara per piramiden si trup gjeometrik dhe per ndertimin e saj, ata nuk e perdoren ate asnjehere si forme per arkitekturen e tyre.