Një monstër e së djathtës
Aspektet më të errëta të ideologjisë së tij (autorit të plojës në Norvegji. Përkthyesi) janë të lidhura ngushtësisht me fraksionet neo-fashiste. Por një numër besimesh e argumentash i bëjnë jehonë retorikës së mainstream-it kulturor të konservatorëve në Europë e në Shba. Pavarësisht nga ajo që thonë autoritetet norvegjeze, këto besime të Breivik-ut nuk kanë lidhje me ndonjë fondamentalizëm kristian. Shkrimet e tij nuk duket se ngjajnë me teologjinë e Jerry Falwell-it, apo të Oral Roberts-it, dhe fanatizmi i tij kristian ngjan të jetë më shumë një shprehje e politikave të lidhura me identitetin europian dhe me shovinizmin anti-islamik, se sa me një ethe fetare gjenuine (“kam përshtypjen se nuk jam ndonjë besimtar kushedi se çfarë”, shkruan ai diku në dokumentin e tij).
Por nuk ka diskutim që Breivik-u është një njeri i së djathtës. Ka të drejtë John Podhoretz, i cili në Commentary Magazine thotë, se “vrasësi norvegjez është saktësisht lloji i ideologut psikotik të së djathtës, të cilin shumë vetë patën aty për aty ngasjen ta krahasonin me Jared Loughner-in, djaloshin që qëlloi mbi anëtaren demokrate të Kongresit, Gabrielle Giffords”. “Traktati” që ka shkruar citon në mënyrë të shpeshtë scholar-ë e teoricienë konservatorë në të dy anët e Atlantikut, dhe është i mbushur me denoncime të fenomeneve të tilla, si shekullarizmi, ligjërimi politically correct, BE-ja, revolucioni seksual, islami radikal, dhe e majta akademike. Dhe në të vërtetë, sikur t’i zhvishnim nga konteksti, disa kritika të tij lidhur me multikulturalizmin dhe emigracionin janë tëngjashme me ato të bëra, jo nga parti europiane të së djathtës ekstreme, por nga e djathta në pushtet, e nga udhëheqës tësaj, si David Cameron në Britani, Angela Merkel në Gjermani dhe Nicolas Sarkozy në Francë.
Add new comment