Lajme

Fotolajm/Protestë masive në Athinë për tragjedinë e Tempes

Postuar në 28 Shkurt, 2025 20:39

Dy vjet pas tragjedisë së Tempe, në Greqi është zhvilluar një protestë apo grevë kombëtare që duket se përfaqëson diçka unike në përmasa. Irritimi lidhet me faktin se dy vjet pas aksidentit hekurudhor ku gjetën vdekjen 57 njerëz janë zbuluar të dhëna për dijeninë dhe përgjegjësinë e qeverisë. 

Çështja "Gëllçi" ofron premisë juridike më shumë për çështjen "Meta" sesa "Veliaj"

Postuar në 25 Shkurt, 2025 17:28

Ka një paradoks të madh që po zhvillohet me çështjen “Veliaj”. Teksa bëhet zhurmë e madhe se Strasburgu me çështjen “Gëllçi” legjitimon shkeljen e bërë me arrestimin e Erion Veliajt, në të vërtetë rrezikohet të bëhet një autogol.

Strasburgu na thotë se autoritetet patën të drejtë kur dhanë masë sigur arrest me burg për Gëllçin, por nuk kishin të drejtë ta mbanin atë përtej një afati pa provua pretendimet e tyre. Pra z. Gëllçi është viktimë e një shkeljeje ligjore që ka sjellë kufizimin e lirisë së tij, por jo për masën e arrestit si të tillë.

Mjaftoi shumë pak për të ilustruar sesa frikë kanë

Postuar në 21 Shkurt, 2025 18:35

Forcova bindjen se ngritja e task-forcës që do të operonte në zgjedhjet e 11 majit 2025, në fazat e ndryshme të këtyre zgjedhjeve, mënyra si do të veprohej dhe metodologjia që parashikohej të zbatohej në bashkëpunim me KQZ-në, në disa drejtime nuk përputheshin me kërkesat e kodit zgjedhor dhe veprimtarinë praktike të organeve të ndjekjes penale që mbështet tërësisht në kodin e procedurës penale

Beteja e Veliajt nuk është beteja e Shqipërisë

Postuar në 19 Shkurt, 2025 16:45

Erion Veliaj ka reaguar sërish sot. Në mënyrë banale siç di ai, duke sharë e akuzuar prokurorin e çështjes së tij dhe gjykatësin që konfirmoi masën e arrestit. Pas reagimeve të përditshme të këtij personi, nis mandej “debati” dhe opinionet lumë për shkeljen që i është bërë me masën e arrestit.

Të vihet re: Veliaj po konteston masën e arrestit në përgjithësi. Bashkë me gazetarët e vet.

Sot Ameba Veliaj akuzon SPAK. Dikur shantazhonte FSHF-në me SPAK-un

Postuar në 12 Shkurt, 2025 20:24

Sot SPAK ka dalë si shtriga e keqe e mavrinjve mavi. Erion Veliaj, Lali Eri, Zdromi, njohur me disa emra është në pranga për korrupsion. Të paktën korrupsion. Mirëpo i njëjti SPAK dikur shenjtërohej nga kjo qenie që sot kuis pa ndalim. Audiopërgjimi i 3 viteve më parë kur ai kërcënonte FSHF-në ilustron se me çfarë amebe kemi të bëjmë. 

https://www.youtube.com/watch?v=LYv8ohBEJ7o

Sikur të gjitha të ishin të vërteta, Këta besojnë realisht se Veliaj është i pastër?

Postuar në 12 Shkurt, 2025 20:04

Janë ngritur në këmbë të gjithë: Erion Veliaj është viktimë e një prokurori me emrin Olsi Dado. Ky ka konflikt interesi, është pervers na thonë dhe për këtë shkak ka futur në kurth Erion Veliajn. Dhe që këtu me vrap të reagojmë sepse kryetarit të Bashkisë në burg i është bërë padrejtësi. Atij i është mohuar e drejta bazë dhe i është deformuar akuza.

Në luftë me SPAK-un për arrestimin e Veliajt

Postuar në 11 Shkurt, 2025 19:48

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama është duke folur tani në një takim me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës, kryeqytet, prej nga ku ai akuzuar operacionin e arrestimit të Erion Veliajt nën një interpretim unik juridic.

Video/Subjekti penal Klotilda Bushka: Jam e dinjitetshme!

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:25

Në një diskutim në Komisionin e Ligjeve, deputeti Dashnor Sula ka kërkuar dorëheqjen e kryetares, Klotilda Bushka, për shkak se është objekt hetimi nga SPAK. Bushka ka refuzuar duke deklaruar se është person i dinjitetshëm: 

 

Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:54

Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se: 

Me Liderin të gjithë, jo me ideologjinë

Postuar në 26 Janar, 2025 19:50

Me cilën ideologji asociohet një shoqëri? Pyetje që nuk ka përgjigje shteruese. Në një shoqëri që është shndërruar në subjekt të shtetit modern, duket se asocimi shkon për nga pushteti, ideja qendrore e institucioneve. Është ajo pyetje që vjen e thjeshtuar si pohim dhe pa keqkuptime: nuk ka patur monarkistë, por Zogistë. As komunistë, por Enveristë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme