rama

Dosjet e kuqe ku fshihen Balili dhe përgjegjësitë e skandaleve të ekipit "proletar"

Postuar në 16 Maj, 2016 23:00

Qeveria po vihet përballë disa skandaleve për të cilat deri më tani nuk është e aftë as të mbrohet e as të shfajësohet, a thua jeton në tjetër planet dhe populli që ka nën vete dhe që i ka rënë për pjesë po i bie në qafë kot.

Kryeministri ironizon “brenda murit të Facebook” dhe mohon përgjimin. A nuk është më mirë – edhe për të – që Sajmir Tahiri, t’i nënshtrohet Poligrafit?

Postuar në 16 Maj, 2016 15:30

Parlamenti është vënë në lëvizje për të zbardhur të vërtetën e pajisjes së përgjimit që pretendohet se disponon dhe përdor policia në shkelje të ligjit. Presidenti i Republikës ka zyrtarizuar shqetësimin e vet në këtë drejtim – përtej konsideratave politike, Bujar Nishani përfaqëson një institucion dhe ndaj tij nuk mund të përgjigjesh me deklarata politike.

Dasma e vajzës së Erdogan/Rama, i vetmi kryeministër nga Europa. Asnjë zyrtar i lartë nga Kosova

Postuar në 15 Maj, 2016 19:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit turk, Erdogan. Një festë familjare, pjesëmarrja në të cilën flet për miqësinë mes Edi Ramës dhe presidentit turk, miqësi që erdhi në rritje nga 21 janari 2011 e më pas. Më poshtë po sjellim lajmin ashtu siç e ka raportuar Agjencia Telegrafike Shqiptare, që është edhe lajmi zyrtar për aktivitetin:
“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martuar vajzën më të vogël, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar.

Akuzohen se lejuan arratisjen e Balilit

Postuar në 15 Maj, 2016 11:21

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka ndihmuar Klement Balilin që të arratiset nga Shqipëria. Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeled Alibeaj, PD akuzoi Tahirin dhe Policinë e Shtetit se është e lidhur me trafikun e drogës.“Tahiri i krijoi kushtet për t’u arratisur Balilit, pak para se të çonte Policinë në banesën e tij për të prishur provat”, tha Alibeaj.

E keni në Kubë

Postuar në 14 Maj, 2016 19:43

Teksa rreth Klemend Balilit është ngritur një re e madhe misteri mbi vendodhjen e tij, ish-kryeministri Berisha shkruan se drejtori i shkarkuar i Transporteve, i cili akuzohet si një prej kokave të trafikut ndërkombëtar të drogës është larguar drejt Kubës. Berisha thotë se burime të mirënformuara njoftojnë se Balili eshte nisur per ne Hanoi nga do te kaloje direkt per ne Kube. Sipas tij Rama percolli me "nderime" shteterore dhe pa e regjistruar ne sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubes.

Shqipëria ka rënë në duart e një të paafti

Postuar në 12 Maj, 2016 21:20

Drejtohemi nga dy të paaftë, një i djeshëm, një i sotëm. Konkurrojnë kush ka marrë më shumë borxh publik. Këta konkurrojnë kush e ka rrënuar më shumë ekonominë e Shqipërisë, kush ka shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi se është konkurrencë në paaftësi. Tha sot se vijnë kinezët, e shumë mirë bëjnë që vijnë. Por pse ikin gjermanët, kanadezët. Ekonomia jonë po bie dhe ka më pak konsum. Kinezët kanë më shumë mundësi sot, dhe kanë mundësi të durojnë. Foli për pronat, por kjo çështje nuk është reformë, por deformim i asaj që mund të ishte reformë.

Heshtje kompromisi për Balilin, po e mbrojnë të gjithë. Rama lavdëron policinë

Postuar në 12 Maj, 2016 13:42

Teksa një Drejtor i Lartë i Administratës Publike është nën akuzë si një prej drejtuesve kryesorë të një prek karteleve më të mëdha të drogës në Europë, si qeveria ashtu dhe opozita kanë devijuar deklaratat dhe diskutimet për zyrtarin që akuzohet për lidhjet me Ilir Metën dhe bashkëpronësinë e hotelit “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës. Gjatë diskutimeve në seancën plenare kryeministri Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për Drejtorin e Administratës së tij  të emëruar nga LSI, duke mos atakuar aleatin e ngushtë në qeveri, Ilir Meta.

Reforma shemb piramidën që kontrollohet nga opozita

Postuar në 12 Maj, 2016 12:59

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar sot në fjalën e tij në Parlament, se reforma në drejtësi u jep fund ndër të tjera strukutrave që aktualisht kontrollohen nga opozita. “Po të ishit kaq apasionantë për të luftuar krimit, duhet të ishit ju të parët që të prisnit pas derës te komisioni për reformën dhe jeni ju që i shmangeni asaj. Nxirrni përralla për të shtyrë reformën në drejtësi.  Ju i ikni reformës në drejtësi, sepse shemb piramidën e sotme të drejtësisë dhe të gjithë strukturat dhe mekanizmat që ju kontrolloni bie.

Liderët...

Postuar në 11 Maj, 2016 16:06

Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.

Pages

Subscribe to RSS - rama