Dasma e vajzës së Erdogan/Rama, i vetmi kryeministër nga Europa. Asnjë zyrtar i lartë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit turk, Erdogan. Një festë familjare, pjesëmarrja në të cilën flet për miqësinë mes Edi Ramës dhe presidentit turk, miqësi që erdhi në rritje nga 21 janari 2011 e më pas. Më poshtë po sjellim lajmin ashtu siç e ka raportuar Agjencia Telegrafike Shqiptare, që është edhe lajmi zyrtar për aktivitetin:
“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka martuar vajzën më të vogël, Sumeyye, sot me industrialistin Seluck Bayrajtar.
Në një ceremoni të madhe dhe të sigurisë së lartë në Stamboll, ku i ftuar ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Zyrtarë nga Kosova nuk janë parë të kenë marrë pjesë në ceremoni.
Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye. Dasma filloi me recitim të Kuranit, raporton televizioni privat NTV.ardoga2
Në dasmë kanë marrë pjesë presidenti i 11-të i Turqisë Abdullah Gul, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk Hulusi Akar, një anëtar i Presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Pakistanit Naëaz Sherif, si dhe shumë zyrtarë qeveritarë, biznesmen dhe artistë.
Në ceremoni kanë marrë pjesë gjashtë mijë persona./Gazeta Express/ /a.g/”.
Add new comment