Shqipëria ka rënë në duart e një të paafti
Drejtohemi nga dy të paaftë, një i djeshëm, një i sotëm. Konkurrojnë kush ka marrë më shumë borxh publik. Këta konkurrojnë kush e ka rrënuar më shumë ekonominë e Shqipërisë, kush ka shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi se është konkurrencë në paaftësi. Tha sot se vijnë kinezët, e shumë mirë bëjnë që vijnë. Por pse ikin gjermanët, kanadezët. Ekonomia jonë po bie dhe ka më pak konsum. Kinezët kanë më shumë mundësi sot, dhe kanë mundësi të durojnë. Foli për pronat, por kjo çështje nuk është reformë, por deformim i asaj që mund të ishte reformë. Nuk ka ligj për kthimi e pronës, por për trajtimin e pronës. Nuk matet me metrin e së ardhmes, por me metrin e së shkuarës, krahasohet me Saliun. Kryeministri tha se ju nëse doni të merrni një vendim shkoni të merrni votat. Një fukara që ankohet se asistenca e vet është e pamjaftueshme, duhet të bëjë një parti që të marrë vota, që të marrë një vendin. Pse kështu, vetëm kush merr vota ka të drejtë të marrë vendime në këtë vend. Herën e kaluar unë ika nga ky parlament 4 orë foli kryetari i rilindjes, e 4 orë ish-kryetari i lindjes, kështu po i quaj tani. E vetmja gjë që ama po bën në 3 vite, është se po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishën. Lyeje me çfarë të duash gërmadha gërmadhë mbetet. Ky kryetari i lindjes ka 25 vite që qeveris, drejton, quajeni si të doni, e ky tjetri i rilindjes ka 18 vite. Njësoj është.
Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast që ka ndodhur para një jave, një grua me tre fëmijë po shkonte të shihte burrin e vet në burg, shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë të mbrohej nga rruga, aksident nga sabotimi i interesit publik, vdiqën dy fëmijë, sepse një nënë po shkonte të shihte burrin në burg, a foli njeri nga qeveria sot për një familje që u shkatërrua se po ndërtonte një cati, aq më pak ai që duhet të fliste më shumë, kryeministri.
Po kush i hoqi 10 m kangjella nga rruga, kush i hoqi, kush e dëmtoi interesin publik, nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para atij publik.
Pse ishin hequr ato? Nuk kishte para? Ishte borxhi i lartë? jo, i shërbyen një karburanti privat, këtë mbrojti qeveria, a keni parë të shkojë shteti atje dhe ta rivendosë kangjellën, shih me ca llogjesh merren sot.
Pse përfundoi kjo familje në burg, sepse babai i vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i coi në humbje jete, ky ndërtoi një cati në tokën e vet, nuk zaptoi, e përfundoi në burg prej 6 muajsh, vajzat po shkonin ta vizitonin, po sa para tij edhe nga ky parlament duhet të ishin në burg, ai shkoi për një cati, humbi dhe dy vajzat, e kush e mbron interesin publik, interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfërit.
Rasti i fundit në Sarandë që tregon se si sabotohet interesi publik në vend, ka tre ditë që shkruhet për trafik të madh droge, nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë para, Rilindjes, PS, PD apo LSI, ky njeri është akoma në punë, deri dje, ka qenë në punë, për cfarë mbahet në punë, për ca thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh, e hetojnë dhe e lënë të jetë në krye të transportit, mbrohet interesi privat, nuk ndahemi më, ndahemi në mbrojtës dhe cenues të interesit publik, qeveria e saboton këtë interes.
Pjesë nga fjalimi i Ben Blushit në parlament
Add new comment