rama

Kundër farsës së referendumit

Postuar në 08 Prill, 2016 11:37

Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.

Mbledhje e dy qeverive për të rritur mirëqënien e dy popujve

Postuar në 07 Prill, 2016 17:43

Një rrugë e dy punë. I ndodhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha për një mbledhje të tretë të dy qeverive. Ndonëse nuk u fol për data, Rama deklaroi se procesi i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët  ka dhënë rezultate shumë të mira.

Rama dorëzon Leskajn e Sulin

Postuar në 07 Prill, 2016 12:58

Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.

Faza e dytë kundër Informalitetit. Tani jo më me inspektorë në terren

Postuar në 04 Prill, 2016 17:30

Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kanë prezantuar atë që e kanë quajtur faza e dytë kundër informalitetit. Kryeministri ka vlerësuar se kjo sipërmarrje synon mbrojtjen e biznesit dhe jo luftën ndaj tij, por duke vepruar në një mënyrë të re. “Synimi ynë është që bizneset në Shqipëri të rrinë me vite pa u kontrolluar, të mos kenë nevojë të kontrollohen. Dhe ndërkohë, sistemi të jetë i tillë që mungesën e kontrolleve në terren ta kompensojë me një kapacitet monitorues në çdo sekondë.

Premton kryeministri: 11 mijë ha tokë në Bregdet që do t’u kthehet pronarëve legjitimë apo shtetit

Postuar në 02 Prill, 2016 16:57

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rishikimn e titujve të pronësisë që janë dhënë në bregdet, ku siç u shpreh ai nga Vunoi, janë 11 mijë ha të tjetërsuara. “Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët”, tha Rama.

Pazari që mund të shitet për Marrëveshje

Postuar në 31 Mars, 2016 21:14

Prej dy ditësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka ndryshuar tonin dhe termat e komunikimit me opozitën. Duke nisur që nga konferenca për shtyp me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Hahn, Partia Demokratrike ka pushuar së qeni “Shqupi” dhe “qeveria në mërgim”. Ajo është tani e ftuar për dialog të nivelit të lartë, aty ku mund të përcaktohen disa piketa për të ecur më tutje me reformat si dhe për dhënë një sinjal ndaj Europës aq i nevojshëm për qeverinë në kuadër të procesit të Integrimit.

Berisha: Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën

Postuar në 31 Mars, 2016 12:31

Ish-kryeministri Berisha komentoi thirrjen e kryeministrit Rama drejtuar Partisë Demokratike për një dialog të nivelit të lartë politik. Duke theksuar rëndësinë që ka dialogu politik për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Berisha tha se reflektimi i kryeministrit erdhi pasi kishte bërë sikur nuk dëgjonte ndaj ftesave të kryetarit të opozitës Basha. “Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave të Bashës dhe ky ka heshtur. Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën. Le të shqyrtohet, por të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një shou mediatik.

Hahn nuk zgjidhi asgjë. Rama propozon tryezë të nivelit të lartë politik (takim me Bashën)

Postuar në 30 Mars, 2016 14:41

Ardhja në Tiranë e Komisionerit Johanes Hahn duket se nuk solli asnjë ndryshim në qëndrimet që palët po mbajnë për çështjen e reformës në drejtësi. Zyrtari europian kërkoi që opozita të mos vendosë kushte dhe të mos e ndërlikojë procesin e reformës në drejtësi me çështje të gjykatave. “Mendoj se kam qenë i qartë sa i përket reformës në drejtësi. Duhet të fokusohemi tek ajo reformë dhe jo t’i ndërlikojmë gjërat. Fokusi duhet të jetë vetëm reforma në drejtësi”, tha Hahn, duke bërë apel për dialog dhe rinisje të punës”.

Kritika e Blushit për diçka që ka votuar vetë tre herë

Postuar në 22 Mars, 2016 19:52

Në emisionin e mbrëmshëm të Sokol Ballës në Top Channel, Ben Blushi bëri shumë kritika ndaj Edi Ramës, si kryeministër dhe si kryetar i PS-së. Ndërkohë që disa kritika të tij mund të jenë të drejta e disa të tjera mund të hanë debat, njëra ishte shumë, shumë demagogjike – ai e kritikoi qeverinë Rama për diçka që ka votuar vetë tre herë.

Blushi e kritikoi qeverinë Rama se e ka rritur borxhin publik me 1.6 miliardë euro.

Pyetja për referendumin e PS

Postuar në 21 Mars, 2016 13:17

Baza e PS-së, e thërritur në një referendum për mandatin e kryetarit të partisë do t’i japë zgjidhje debatit të madh për mandatin e Ramës, duke iu përgjigjur vetëm një pyetje.
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”, kjo është pyetja e formuluar që do të jetë e shkruar në fletën e referendumit, thërritur në datën 9 prill. Pikërisht kësaj pyetjeje do t’i japë përgjigje baza, sigurisht me një pohim apo mohim, duke i dhënë rrugë edhe cështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.

Pages

Subscribe to RSS - rama