Pyetja për referendumin e PS
Baza e PS-së, e thërritur në një referendum për mandatin e kryetarit të partisë do t’i japë zgjidhje debatit të madh për mandatin e Ramës, duke iu përgjigjur vetëm një pyetje.
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”, kjo është pyetja e formuluar që do të jetë e shkruar në fletën e referendumit, thërritur në datën 9 prill. Pikërisht kësaj pyetjeje do t’i japë përgjigje baza, sigurisht me një pohim apo mohim, duke i dhënë rrugë edhe cështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.
Idenë e referendumit Rama e hodhi gjatë Asamblesë së PS-së, në përgjigje të sfidës së Blushit për çeljen e zgjedhjeve për kreun e partisë. Më pas ishte kongresi ai që vendosi mbajtjen e referendumit, duke caktuar për të datën 9 prill.
Comments
dhe kujtoni Marksin
Edi Rama po ben gallate me socialistet!
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”
Eshte njelloj si te thuash: "Nese s'ke lexuar Karl Marksin, s;do te thote se s'je marksist!"
Nen demokracine popullore te shokut Enver, pothuaj askush nuk e kishte lexuar Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin, pervec Sejfulla Maleshoves, qe e hoqen nga qendra e qytetit te Fierit te cliruar tri here pas Lufte, fill pas Kongresit te fundit te PS-se.
Komunistet shqiptare permendnin "Kapitalin" si e kunderta e kapitalizmit,
nje shkrimtar i kohes perdorte ne romanin e tij "Une s'jam Engels, qe t'i di te gjitha",
Leninin e dinin prej parimit te "pjatave te pastra", pra shqiptaret duhet t'i hanin deri ne fund, t'i fshinin e lepinin, pjatat e mbushura me tallonin e "edhe bar do hame...",
teksa Stalinin e dinin qe kishte vrare shume gjermane, por s'dinin se numri i fshatareve ruse te vrare qe refuzonin hyrjen ne kooperative/kolkoz, ishte pak me i madh!
Edi Rama, qe iu gezua fitores mbi Ben Blushin, po shijon pertalljen me socialistet tashme. Frika e tij ishte prej tyre, socialisteve, jo prej Blushit qe kishte vrare veten prej kur kerkoi venien ne dyshim te gjatesise se Skenderbeut, gjinise se trete te Ali Pashes dhe rivrasjen ne mes te Elbasanit te Lef Nosit si permendore e perjetshme e kultures dhe memedhetarizmes.
Rama, i druhet kthjelljes se socialisteve. E vetmja force qe e tremb, ende, edi ramen eshte furia e socialisteve. Psh, ishte e sigurt se Rama do te humbiste, nese do kerkonte perjashtimin prej Asamblese te Arben Dukes, edhe pse ky nuk e mban veten rival te Ben Blushit qe ka rival Ismail Kadarene.
Ndaj dhe pyetja per referendum do ishte me mire te perkthehej, te shkruhej ne shqip, dhe sa me shkoqur:
"A besoni se une mund te behem si shoku Enver? I Juaji, Edi Rama"
Add new comment