Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima. Kryeministri Rama deklaroi në konferencën për shtyp me komisionerin Johanes Hahn, një javë më parë, se vendimi i Kushtetuese për rastin Kokëdhima nuk kishte lidhje me dy deputetët e tjerë. Ai madje sfidoi edhe mediat që ta shqyrtonin vendimin.
Add new comment