Suli
Mandati i Rakip Sulit, Kushtetuesja vendos më 14 korrik
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 14 korrik kërkesën për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group e cila është në pronësi të të birit. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së. Në 14 prill Kuvendi vendosi me shumicë votash dërgimin e mandateve të Leskajt dhe Sulit në Gjykatën Kushtetuese.
Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.
Mandatet e Leskajt e Sulit, PD nuk do t'i drejtohet Kushtetueses
Partia Demokratike nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetetuese për mandatin e dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Burime pranë selisë blu, thanë për Televizionin Klan, se demokratët nuk do të veprojnë si në rastin e Deputetit Kokëdhima, kur shkuan në Kushtetuese pasi kërkesa e tyre për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit u rrëzua nga kuvendi. Sipas tyre, opozita nuk mund ta vërë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje për një çështje për të cilën ajo është shprehur më parë.